Vonohet riparimi i aparturës, s kishte specialistë shqiptarë
Autori i Lajmit: red.
Nisi dje funksionimin, pas defektit të disa ditëve më parë, aparatura e Kobaltit në Shërbimin Onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Burime nga QSUT thanë dje se “specialistët e ardhur nga Italia rregulluan në një kohë rekord aparatin e Kobaltit, që shërben për kryerjen e rrezeve për të sëmurët me tumor”. Sipas të njëjtave burime, në vendin tonë nuk ka specialistë që të rregullojnë këtë aparaturë unikale në të gjithë spitalet shqiptare, prandaj edhe riparimi i saj u vonua disa ditë. Aparatura e Kobaltit mirëmbahet nga Agjencia e Fizikës Bërthamore në Tiranë dhe jo nga QSUT. Edhe më parë, në raste të defekteve, për rregullimin e kësaj aparature kanë ardhur specialistë të huaj. Ndërkohë, drejtoria e QSUT, për të shmangur probleme të tilla në të ardhmen, ka vendosur që për çdo aparaturë të tillë specifike, në momentin që të montohet në QSUT, të ketë edhe një kontratë mirëmbajtjeje me firmën që e monton. Shërbimi i Onkologjisë në QSUT u ofrohet dhe pacientëve nga Kosova dhe Maqedonia.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008