E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat serbë sulmojnë web-faqen e OraNews

Autori i Lajmit: red.
Hakerat serbë kanë goditur përsëri ëeb-faqet e institucioneve shqiptare, kësaj radhe ata kanë zgjedhur një televizion atë të OraNeës. Ka qenë një grup hakerash, të cilët kanë bërë të mundur mosfunksionimin e ëeb-faqes së televizionit në fjalë duke zëvendësuar hapjen e kësaj faqeje me një kapitull të tërë nga historia e trilluar e Serbisë, me sfond të zi dhe gërma të kuqe. Në këtë tekst të marrë nga një tjetër ëeb-faqe serbe, e cila propagandon se Kosova është Serbi, shkruhet gjithë historia se ç është Kosova dhe se ç ka qenë dhe në lashtësi. Gjuha me të cilën është hedhur teksti në faqen e OraNeës është jo pa qëllim anglisht, pasi qëllimi i tyre ëshë leximi i tekstit nga vizitorët e këtij siti, madje, ata kanë vendosur dhe adresën zyrtare ku mund të gjejë, kushdo i interesuar, materiale mbi historinë e Kosovës sipas versionit të tyre. Duke verifikuar këtë faqe, vihet re qartë se përveç kulteve fetare të kishës serbe dhe historive të trilluara të historisë së Kosovës asgjë tjetër nuk mund të dukej e besueshme. Grupi i hakerave serbë është emërtuar, sipas tyre, “Pënt by JuMp-Er”, një emërtim i cili nuk mund të transkriptohet pasi është një taktikë e të gjithë hakerave në botë për të mos u zbuluar duke luajtur me shifra që më pas shfaqen në ëeb-faqe si gërma, të cilat nuk kanë lidhje kuptimore me njëra-tjetrën. Kujtojmë se hakerat serbë janë në “luftë”, garë me ata kosovarë të cilët ditë më parë kanë paralajmëruar dhe ëeb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë për një invazion të mundshëm të hakerave serbë në të.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›