Si të sigurosh pension kur ke humbur librezën e punës
Autori i Lajmit: red.
Megjithë zgjerimin e përfshirjes së popullsisë shqiptare në sistemin e sigurimeve shoqërore në vendin tonë, ende është e pambuluar e gjithë popullsia ekonomikisht aktive, duke mos garantuar kësisoj pensionet e pleqërisë për këtë kategori.
Nisur nga ky fakt, qytetarët kërkojnë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore alternativa të mundshme për të siguruar pensionin e pleqërisë në momentin kur hasin anomali apo paqartësi nga mënyra e zakonshme e derdhjes së kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Specialistët e ISSH-së, herë pas here sqarojnë pyetjet e qytetarëve për të siguruar një pension të plotë me mënyrën e skemës vullnetare, duke paguar 3140 lekë në muaj. Ndërsa për të përfituar një pension të pjesshëm, duhen të paktën 15 vite vjetërsi në punë duke plotësuar moshën për daljen në pension. Shqetësimet e qytetarëve për sigurimin e pensionit janë të shumta. Por, duket se ka një zgjidhje për çdo pyetje të tyre. Një ndër shqetësimet e qytetarëve është edhe libreza e punës, humbja e së cilës duket se mund të zëvendësohet. Për këtë shqetësim të fundit (mungesa e librezës) ka pasur shumë letra në ISSH. Sipas specialistit të ISSH-së, Sabah Goci, në rastet kur qytetarit i humbet Libreza e Punës, ai mund ta mbledhë vjetërsinë e tij të punës përsëri. Kështu, nëse ndërmarrja ku ai ka punuar funksionon, atëherë i drejtohet zyrës së personelit, dhe referuar regjistrit themeltar të punonjësve, hap një librezë pune – dublikatë, ku hedh vjetërsinë e punës së kryer në këtë ndërmarrje. Kështu veprohet edhe kur ka punuar në disa ndërmarrje. Në rastin kur ndërmarrja nuk funksionon më, atëherë qytetari duhet të drejtohet në Arkivin e Rrethit, ku ka funksionuar ndërmarrja për t u pajisuar me një vërtetim për vjetërsinë e punës në një apo më shumë ndërmarrje. Në rastin kur kjo vjetërsi nuk ndodhet as në Arkivin e Rrethit për arsye të ndryshme (është djegur, etj.) vjetërsia vërtetohet me rrugë gjyqësore në Gjykatë.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008