Grate e PD-PS festojne te ndara 8 marsin
09/03/2011 Dita Ndërkombëtare e Gruas
Gratë socialiste protestë kundër qeverisjes “Berisha”
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas Partia Socialiste protestoi përpara godinës së Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë “Berisha”. Në këtë datë, e cila sinjifikon përpjekjet e grave për dinjitet, barazi dhe kushte më të mira të jetese, deputetet socialiste dhe mbështetëset e tyre u mblodhën në këtë shesh, duke drejtuar jo pak kritika e akuza për mënyrën sesi qeveriset vendi, e për më tepër për mënyrën se si është e trajtuar çdo grua nga shumica aktuale në pushtet. “Nuk mund të jetë e lirë një grua, që është në pamundësi për të gjetur një vend pune dhe për fat të keq këto janë shumica sot; nuk mund të jetë e lirë një nënë, që nuk ka çfarë ti jap fëmijës për të ngrënë dhe këto janë me shumicë sot; nuk është liri lëmosha, që quhet ndihmë ekonomike; nuk është liri borxhi, ku është zhytur vendi; nuk është liri pamundësia për të paguar ujin e dritat, ushqimet e ilaçet, që shtrenjtohen çdo ditë”, u shpreh gjatë fjalës së saj mbajtur në këtë protestë, deputetja e PS-së, Valentina Leskaj. Por duke mos u shkëputur dhe nga thirrjet elektorale, Leskaj deklaroi se “opozita mbetet sot e vetmja alternativë e shpresë që ka përgjegjësinë historike të kujdeset për ardhmërinë e këtij vendi dhe ne së bashku do tia dalim”. Nga ana e saj, deputetja Kodheli vlerësoi se “po luftojmë për të drejtat tona dhe për një Shqipëri më të mirë. Për të gjitha gratë ka një shpresë dhe ajo është PS, e cila nuk do bëjë gabimet që ka bërë qeveria shqiptare”.
8 Marsi, gratë demokrate festojnë kontributin e tyre ndër vite. Përshëndeten nga Kryeministri
Berisha
“Arritjet e kombit shqiptar i takojnë gruas”
Topalli: Nëna është perëndesha e dashurisë, dora që tund djepin, dora që tund botën
Albana Lika
Gruaja shqiptare mori dje urimet dhe meritat më të mira për çdo arritje të kombit shqiptar në vite nga një burrë, Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Në ceremoninë festive të zhvilluar me rastin e 8 Marsit në Pallatin e Kongreseve nga gratë demokrate, përshëndeti edhe Kryetarja e Kuvendit, nënkryetare e PD-së, Jozefina Topalli. Ndryshe nga gratë socialiste, të cilat protestuan në këtë ditë, gratë demokrate kanë festuar mes këngëve kushtuar pikërisht atyre. Në fjalën e tij kreu i qeverisë i falënderoi për kontributin që gratë kanë dhënë që nga koha e luftërave, rrëzimi i regjimit komunist, deri tek rritja e mirëqenies ekonomike. “Kombi ynë, ndër më të vjetrit në Evropë, në tërë historinë e tij njohu pushtime të gjata shekullore, të cilat kishin vetëm një synim: zhdukjen e tij nga faqja e dheut, por të gjitha dështuan sepse ju, gratë dhe vajzat shqiptare, mëkuat me qumështin tuaj dashurinë e pashtershme për vendin, për kombin, për të ardhmen. Dështuan sepse ju gratë dhe vajzat shqiptare, në shekuj dhe mijëvjeçarë ruajtët të pastër gjakun e kombit, identitetin e tij”, tha Kryeministri Berisha, duke mos lënë mënjanë as kontributin e nënës së gjithë njerëzimit, Nënë Terezës. Ai ftoi të gjithë shqiptarët të përulen me nderim të madh para grave dhe vajzave shqiptare, sakrificave dhe kontributit të tyre. Numri një i qeverisë në këtë kontekst garantoi heqjen e të gjitha atyre barrierave sociale shekullore që kanë bërë diferencime mes gruas dhe burrit. “Si shpatë e Demokleut mbi liritë tuaja dhe jo vetëm të gruas shqiptare, por të gruas në çdo vend të lirë të botës, qëndron muri i patriarkisë, të cilin do ta shembim me durim, pasi gjeneron padrejtësi dhe pabarazi financiare. E gjithë përpjekja jonë do të jetë për vendosjen tuaj në piedestalin që meritoni në politikë e kudo, në vendimmarrje, në çdo gjë”, premtoi Kryeministri Berisha.
Thirrja e Kryeparlamentares Topalli
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka quajtur gratë “triumfi i vlerave në arritjet e jashtëzakonshme të 20 viteve demokraci”. Ajo tha se gratë janë të vendosura për të bërë më të mirën për fëmijët, familjen, atdheun, duke përmendur kundërshtinë që çdo nënë, grua me votën e saj duhet të ketë ndaj kryetarit të Bashkisë, Edi Rama. “Ne gratë kemi kurajën për të kundërshtuar me vendosmëri çdo burrë, që për egoizmin e tij personal bën tentativa të dështuara të dhunojë shtetin tonë”, tha Topalli. Duke vlerësuar më tej gruan, Kryetarja e Kuvendit tha se të gjitha vlerat shoqërore dhe ëndrrat janë femërore. “Dikush thotë se nëna është perëndesha e dashurisë, dora që tund djepin, tund botën. Unë besoj se është pikërisht kështu”, deklaroi ajo.