Zyrtarizohenn garuesit për bashkitë e Sarandës dhe Delvinës
09/03/2011 Përzgjedhjet e PD
SARANDË /8 Mars/ - Të paktën gjashtë kandidatura për kryetar të Bashkisë së Sarandës janë zyrtarizuar në mbledhjen e kryesisë së degës së Partisë Demokratike, njoftoi sot Astrit Patozi, nënkryetari i kësaj force politike. Sipas tij, krahas kandidaturës së kryetarit aktual Edmond Gjoka, qëndrojnë edhe emrat e Sokol Muços, Dashnor Lazajt, Genci Nikollës, Kreshnik Bozhos e Lina Vasos. Ndërkohë, në Ksamil është miratuar kandidaturë e dyfishtë: kryekomunari aktual Vesel Koçia dhe Thodhori Baçi. Për kryetar të komunës së Xarës kandidimi me siglën e PD do të përzgjedhë mes Romeo Manos dhe Pandeli Pandazi, në Bashkinë e Konsipolit PD do të garojë sërish me kandidaturën e kreut aktual të kësaj bashkie, Petrit Mullai, që është kandidaturë e vetme. Po kështu, e vetme është edhe kandidatura e Imsail Myrtajt për kreun e komunës së Markatit. Kandidimi për kreun e komunës në Aliko do të ndahet mes dy vëllezërve, Vasil e Kristo Çavo, ndërsa për komunën e Dhivrit mes Petro Beretit dhe Agim Veselit. “E shumëfishtë është kandidatura për kreun e komunës së Lukovës, ku do të përzgjidhet mes Ksenofon Palit, Klajdi Matit, Skënder Dukës, Neim Këlliçit dhe kryetarit aktual të kësaj komune, Vladimir Kumi”, pohon Patozi, ndërsa nënvizon se për kryetar të Bashkisë së Delvinës janë miratuar dhe do ti përcillet qendrës së PD kandidatura e Dhurim Alinanit, kryetar aktual, dhe ajo e Lorenc Zervoi, drejtor i spitalit të Delvinës. Më tej, Patozi vijon se për kryetar të komunës së Vergoit janë votuar katër emra, mes të cilëve edhe ai i kryetarit aktual Fiqiri Kullaj. “Të gjithë emrat e kandidatëve që do të kandidojnë nën siglën e Partisë Demokratike do të përzgjidhen në Tiranë”, specifikoi Patozi.
T. Skuqi
Emrat për Sarandën:
Edmond Gjoka
Sokol Muço
Dashnor Lazaj
Genci Nikolla
Kreshnik Bozho
Lina Vaso