E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë e PS: “Më shumë hapësirë në politikë”

Autori i Lajmit: S.T

Në Partinë Socialiste, tani ka më shumë hapësirë për përfaqësimin e grave dhe dhënien e kontributit të tyre politik, edhe nga ato që deri dje nuk ishin të angazhuara në këtë fushë.
Një fakt të tillë, përfaqësueset socialiste e bënë me dijeni gjatë një takimi që organizoi selia rozë në mjediset e Hotel Tirana me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. “Ne duhet të bëjmë një politikë reale”,- ka deklaruar në fjalën e saj, deputetja Ermelinda Meksi, duke shtuar se gruaja është një potencialitet i madh në fushën e politikës. Më tej, ka qenë deputetja socialiste Vasilika Hysi, e cila e ka falënderuar kryetarin Edi Rama për festën surprizë, e shoqëruar nga deputetja Arta Dade, sipas të cilave femrat përbëjnë një forcë të madhe në një parti politike. “Forumi i gruas socialiste ka punuar me një përkushtim të madh, duke bërë që të krijohet më shumë hapësirë për gratë”, tha më pas kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste. Ndërsa deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, e njohur më parë për angazhimin e saj në lëvizjen Gender, ka pohuar se “rritja e numrit të grave në Parlament është sërish një shans”. Që të gjitha përfaqësueset socialiste në fjalimet e tyre kanë deklaruar se gratë deri tani kanë qenë një vlerë e munguar e politikës shqiptare, porse duke nisur nga selia rozë, ka nisur aplikimi i angazhimit të tyre gjithmonë e më tepër. Paraditen e djeshme edhe Dade ka uruar gjithë gratë me rastin e 8 Marsit duke e konsideruar këtë një ditë reflektimi.

Ky lajm është publikuar: 09/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›