Shpërthen bombula, zjarr në një pallat në Tiranë
Tiranë- Shpërthimi i një bombule gazi ka vënë në panik banorët e një pallati. Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit në zonën pranë stadiumit “Dinamo”.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se bombula ka shpërthyer si pasojë e pakujdesisë në një prej aparatmenteve në këtë zonë. Për fat, nga shpërthimi i saj nuk ka pasur persona të lënduar.
Zhurma e madhe e bërë nga shpërthimi është pasur nga flakët, të cilat u përhapën në gjithë aparatamentin. Banorët njoftuan të alarmuar policinë dhe forcat e zjarrfikëses, të cilat mbërritën me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Mësohet se flakët u vunë menjëherë në kontroll, ndërkohë që eksperët po bëjnë një verifikim të dëmtit të shkaktuar nga zjarri.