E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë janë në kohën e tyre

Gëzim Tushi

Në të vërtetë presioni për një pozitë të re të grave në shoqëri, beteja për barazi dhe dinjitet në familje dhe jetën sociale, kohët e fundit ka marrë përmasa të reja, tingull të ri. Kjo është arsyeja pse shoqëria moderne shqiptare tani si kurrë më parë ka pësuar ndryshime dhe ndërgjegjësim të ri konceptual, ideologjik, filozofik dhe material dhe realisht është duke u përballur me kostot e nevojës imperative të ndryshimit akoma më të dukshëm të pozitës së gruas në jetën sociale, personale. Sidomos të pozitës, pozicionit dhe roleve të rëndësishme të saj në familjen shqiptare.

Në të vërtetë duket se është në rritje shqetësimi sociologjik, politik dhe gjinor për rolin e gruas në familje, e cila megjithë ndryshimet që ka pësuar mbetet ende çerdhe e despotizmit e dhunës, nëpërkëmbjes së pozitës gjinore dhe pozicionit social të grave tona. Ndryshimet e pozitë sociale makro të gruas në shoqëri akoma nuk reflektohen në mënyrë adekuate në pozitën e saj në familje. Kjo situatë e vështirë e gruas në familje vjen nga fakti që marrëdhëniet, raportet sociale dhe lidhjet seksuale akoma në shumicën e herës bëhen sipas kodit të vjetër bashkëshortor. Ndërkaq është rritur presioni social i grave si shtresë me rëndësi në shoqëri që gradualisht po sjell tronditje të thellë të strukturës, funksioneve dhe roleve gjinore të gruas në familjen tradicionale shqiptare. Koha kërkon ritme më të shpejta në reformimin e moralit puritan që pengon ridimensionimin e pozitës së gruas. Nuk mund të ecet në kohën modern në rrugën e duhur të emancipimit të shoqërisë dhe lartësimit të pozitës sociale të gruas me tipologjinë e vjetër të lidhjeve dhe marrëdhënieve gjinore, që në shoqërinë tonë janë të forta nga që janë produkte të hidhura të familjes patriarkale, tradicionale.

Ky model që shpesh në mënyrë nostalgjike konsiderohet si modeli më i përkryer, në të vërtetë është në thelb përpjekje e dështuar për të reçidivuar me zë të ulët në shoqëri dhe familjen shqiptare tentakulat e ideologjisë maskiliste, që është baza themeltare e nënshtrimit të femrës në familjen dhe shoqërinë tonë. Kjo është ideologjia gjithpërfshirëse që është kultivuar jo vetëm në shoqëri dhe moralin gjinor, por veçanërisht dhe në mënyrë shumë të rafinuar në institucionin bazë të marrëdhënieve njerëzore, siç është familja shqiptare. Megjithë ndryshimet që kanë ndodhur është e sigurt që në brendësi të familjes shqiptare ka diferencime dhe trajtime me bazë gjinore, të shoqëruara me dhunë dhe despotizëm të shfaqur mashkullor. Familja shqiptare e ka në kodin e vet gjenetik idenë fikse të të drejtës së mashkullit mbi femrën, të koncentruar veçanërisht në idenë e ekskluzivitetit të kontrollit moral, të dominimit mashkullor të seksualitetit të tyre. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm të pranojmë të keqen, e cila e konsideron krejt normale dhe natyrale gjendjen sociale të gruas në familje, e cila është tabuja sociale më e shëmtuar që i ka vënë gratë poshtë meshkujve (jo në kuptim pezhorativ).

Kjo situatë është shqetësuese sepse akoma pozita e femrës dhe marrëdhëniet e saj me meshkujt e familjes është duke u bazuar në këtë ideologji, shpesh të konsideruar si vlerë konservatore e imituar nga familja e ashtuquajtur viktoriane. Porn ë të vërtetë maskilizmi në familjen shqiptare, më shumë se është imitim i modelit anglosakson të së kaluarës së largët, është recidiv që vjen bujshëm nga doktrina tradicionale shqiptare. Nuk është normale kjo situatë e gruas në familjen dhe shoqërinë shqiptare, që situatën e gruas e quan theshtë gjendje natyrore, apo pozitë të natyrshme dhe normale morale, sociale, personale dhe seksuale.

Kjo është arsyeja sepse duke i parë ndryshimet në botën femërore, respektimin akoma të sforcuar  të lirive dhe të drejtave të saj me optikën e vjetër të gjykimit tradicionalist, të duket sikur sot gjërat që lidhen me pozitën e gruas në jetën sociale, morale, familjare po deformohen nga koraca e hekurt të të menduarit dhe vepruarit maskilist. Kjo mund të mos i bjerë në sy atij që nuk do të vlerësojë thelbin e realitetit, apo që nuk ka dëshirë të dallojë atë që është thelbësore, në raport me atë që shpesh në shoqëri maskohet dhe duket si mirazh social. Sepse po të vëzhgosh sociologjikisht me kujdes, me siguri që do të dallosh pa shumë sforcim të vërtetën, që ndihet qartë në propagandën e përditshme që zhvillohet në shoqërinë shqiptare, në të cilën  për rivlerësimin e rolit social dhe ridimensionimin e personalitetit të gruas, shpesh herë ndeshemi me ide kaotike. Që nga idetë që janë fare liberale përtej statusit të natyrshëm të femrës dhe deri tek artikulimi i saktë i imperativave emancipuese të kohës. Madje disa difekte kalimtare të jetës morale dhe mëkatet e shtuara të liberalizimit të seksualitetit në shoqërinë shqiptare duket se u ka dhënë të drejtë moralistëve të familjes të ngrenë kurthe të sheqerosura duke bërë thirrje që mund të shpëtojmë vetëm duke u kthyer prapa. Nuk mungojnë në shoqërinë shqiptare thirrjet e hapura për të rievokuar në shoqëri familjen me moral tradicional, të ndërtuar sipas ideologjisë viktoriane, me role sociale të përcaktuara për gruan, me determinime të seksualitetit të tyre dhe përgjegjësi strikte dikotomike gjinore. Madje të ndara me thikë.

Ajo që gjithnjë më bën përshtypje, të cilën e kam evidentuar në analizat sociale dhe studimet sociologjike, është fakti që sa herë që shoqëria shqiptare lëviz në sensin e duhur, sa herë që gratë kanë dëshirë të ndryshojnë pozitën e tyre në raport me shoqërinë, familjen dhe veten, pozicionet gjinore të përcaktuara, sidomos të të drejtës sociale por dhe të seksualitetit, duke tentuar që të bëjnë hapa të sigurt në rrugën  emancipimit, gjithnjë do të dëgjohen zëra kontroversalë që duan të vërtetojnë me fakte të kundërtën. Natyrisht situata e emancipimit moral, e shoqëruar me përpjekjet pozitive të ridimensionimit të të drejtës sovrane që femrat duhet të kenë mbi seksualitetin e tyre, në shoqërinë tone, është akoma e vlerësuar me mentalitetin e shikimit si tabu. Kjo është arsyeja, sipas disa mendjelehtëve të cilët mendojnë se ndryshimet në sjelljen sociale, morale, familjare dhe seksuale të femrës janë shkaqet kryesore, që gjoja po ndikojnë në prishjen e familjes shqiptare.

Sipas asaj që shpesh herë filozofohet në mënyrë konservatore, që në thelb kërkon të recidivohet si ideologji maskiliste, është fakti që në ambiente sociale në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe në ato politike dhe mediatike në mënyrë të tërthortë profetizohet idea, se është mirë që gratë të jenë të emancipuara sipas mentalitetit tradicional, pa asnjë të drejtë për të qënë jo vetëm vetja por dhe kompatibile me sfidat e kohës së tyre. Është më e lehtë për opinionin maskilist të shoqërisë të konsiderohet si arsye, fakti që femrat e sotme shqiptare sa më moderne të bëhen, sa më të lira janë në moralin dhe të drejtën sovrane mbi trupin dhe qenien gjinore të tyre, aq më shumë mangësi, dobësi dhe deficenca sociale do të ketë familja dhe  shoqëria jonë. Sipas tyre pasoja veçanërisht të rënda do të ketë jeta bashkëshorte dhe roli i grave si bashkëshorte dhe nëna në familje.

Kjo ideologji maskiliste e maskuar me petka morale nuk është shfaqur vetëm tani në shoqërinë tonë. Ka një histori të gjatë beteja me gratë me natyrën, gjininë, personalitetin, rolin social dhe seksualitetin e tyre. Të paktën në kohën moderne apo më saktë akoma më afër, që nga shekulli i kaluar kësaj ideje konservatore shoqëria jonë në mënyrë sistematike, me këmbëngulje morale dhe konsistencë ideologjike i ka bërë vazhdimisht shërbim të veçantë, për ta bindur shoqërinë tonë që ta konsiderojë këtë ide të deformuar si gur themeli të shoqërisë dhe familjes. Por le ta lëmë historinë e së kaluarës së grave tona. Ajo ka ikur bashkë me gratë e shumta që kanë qenë viktima të saj. E keqja është se edhe tani herë pas here në emër të tendencës morale të frenimit të grave apo të kujdesit për ti mbrojtur ato në pikën e tyre të dobët, në shoqërinë tonë hidhen teza të frikshme, që pranohen sit ë drejta por që determinojnë konceptin se gratë na duhen më shumë si n

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›