22 vjet komunist, 22 vjet antikomunist
(Skicë për një biografi politike për Sali Berishën)
Nga Mero Baze
Për Sali Berishën viti 2012 ka një domethënie të veçantë. Sivjet ai mbush vitin e 22-të si antikomunist duke barazuar kështu 22 vitet e jetës së tij si komunist. Shqipëria ka pasur disa faza entuziaste të anëtarësimit në Partinë e Punës. Natyrisht më idealistët ishin ata që iu bashkuan kësaj partie në vitin 1945, kur shpresonin se sistemi i ri ishte një shpresë për shqiptarët. Pati nga ata që iu bashkuan kësaj partie pas vdekjes së Stalinit me shpresë se po ndryshonte. Pati të tjerë që iu bashkuan pas prishjes me rusët.
Vala më dogmatike e shqiptarëve, që iu bashkua Partisë së Punës së Shqipërisë mbeten politikanët që iu bashkuan asaj në frymën e revolucionit kulturor kinez dhe në emër të kundërshtimit dhe të Lindjes, dhe të Perëndimit. Sali Berisha ishte një prej këtyre të rinjve. Bashkë me Tritan Shehun, Mehmet Elezin, dhe të rinj të tjerë që ju bashkuan revolucionit kulturor kinez, duke prishur me zell kishat dhe xhamiat, Sali Berisha ndjehej fatlumë që po i bashkohej komunizmit në periudhën e tij më regresive.
*(Tritan Shehu mes Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë pas prishjes së kishave dhe xhamive në Tiranë)
Marrja e teserës së Partisë së Punës së Shqipërisë e çliroi atë nga bisturia si mjet i vetëm për karrierën që kish zgjedhur deri atëhere. Ata që e mbajnë mend në organizatën e Partisë së Punës, vizatojnë disa tipare agresive të tij, të cilat shpesh kanë vënë në siklet kolegë të tij, të cilët teserën e partisë e kishin një mundësi për të qenë të qetë si mjek. Ky ishte njeriu që bënte raporte për Komitetin Qendror, kur organizata e partisë ulte vigjilencën, ishte njeriu që kishte zellin e tepruar për të rekomanduar internime në emër të organizatës së PPSH, siç ishte rasti i të ndjerës mjeke që ka punuar pranë Mehmet Shehut, e cila ka pak muaj që është ndarë nga jeta. Impulsiv, karrierist dhe i dhënë pas metodologjisë së luftë së klasave, ai avancoi me shpejtësi të habitshme nga një anëtar i thjeshtë partie në krye të organizatës së partisë në një vend ku anëtarë të asaj organizate ishin njerëz të rëndësishëm si mjekë të Enver Hoxhës apo këshilltarë në distancë të tij. Servilizmi ndaj tyre ishte pjesë e karrierës së tij mjekësore, duke u afruar me pjesën e mjekëve që shërbenin në bllok. Për shkak të vjehrrës së tij, e cila vinte nga Serbia, ai ishte i dyshuar si lidhje serbe dhe nuk arriti dot, siç dëshmojnë dhe vetë zyrtarët e asaj kohe, të afrohej si mjek i Enver Hoxhës, por ia doli të ishte mjek roje dhe në shërbim të Hysni Kapos, kur ky i fundit u sëmur mes të tjerash dhe nga shqetësime të zemrës. Ai shkonte mbrëmjeve në shtëpinë e tij, rrinte mënjanë njerëzve dhe tentonte të bënte sikur lexonte libra nga biblioteka- shpesh e padobishme dhe për vetë Hysni Kapon.
Njeriu i hekurt i komunizmit, i cili në të vërtetë drejtoi politikën e kuadrit dhe luftën e klasave në 35 vjet, Hysni Kapo ishte i dobët dhe dorëzuar para mjekut që i shërbente. Të afërmit e tij tregojnë momente dobësie të vetë Kapos për Berishën dhe një bejte të gjatë për të në shenjë respekti për shërbimet sanitare të natës. Me porosi të tij, porosi e cila u kthye më pas në amanet, vajza e Sali Berishës u çua për kurim jashtë shtetit dy vjet pas vdekjes së Hysni Kapos, për një ndërhyrje kirurgjikale në formën e një operacioni plastik. Ndërhyrja nuk rezultoi e suksesshme dhe u përsërit, për shkak të autoritetit që Berisha kishte krijuar, sërish në fund të viteve 80-të në Vjenë.
(Sali Berisha me Familjen Kapo ne Paris 1977)
Berisha shkoi në specializim në Francë, pikërisht kur Hysni Kapo shkonte aty për tu kuruar, dhe forcoi ndjeshëm lidhjet me autoritetet shëndetësore të asaj kohe, veçanërisht me Ministrin Ziçishti. Pushkatimi i tij i menjëhershëm dhe kontaktet e tij të fundit me Sali Berishën ngelen për tu hetuar, por është e sigurt se pas historisë, Berisha u bë më i besuar i Familjes Hoxha. Udhëtimet e tij në fundjavë në Pogradec me djalin e Enver Hoxhës, tashmë janë të njohura. Ata janë shfaqur bashkë në varkë në Liqenin e Pogradecit dhe në dhoma me oxhak, çka tregon se udhëtimet e tyre ishin të zakonshme në verë dhe në dimër. Pasi nuk kishte mundur dot ti afrohej familjes Hoxha me përkushtimin e tij politik dhe profesional, për shkak të njollës serbe që i vinte aksidentalisht nga e vjehrra, ai gjeti mënyrën për tu afruar me fëmijët. Kapja e fëmijëve si standard për karrierë politike dhe përfitime nga pushteti, duket se është një tipar i trashëguar dhe sot në familjen Berisha. Të gjithë ata që duan të bëjnë para apo karrierë në PD kanë kapur fëmijët e tij, njësoj si Berisha ka kapur fëmijët e Hoxhës.
Fundjavat e tyre në Pogradec mbahen mend dhe nga qytetarët. Njeriu që për herë të parë ka bërë plazh ndoshta pas vitit 2005, shkonte në Liqen jo për plazh, por për të qenë pranë fëmijëve të atij. Nga të gjithë fotografitë e Berishës me byroistët, fotografia me fëmijët e Enver Hoxhës është më domethënësja për të, pasi ajo tregon një raport të ndërtuar mbi një shërbim të thellë ndaj asaj familje, që Berisha po përpiqet ta varrosë në arkivat e shtetit, por që ka s
