E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX paralajmëron arrestime

PRISHTINE-Shumë shpejt do të ndodhin arrestime në Kosovë. Kështu tha sot numri 2 i EULEX-it, Rey Reeve.

Gjatë një debati në qendrën mediatike në çagllavicë, Reeve tha se hetimet e filluara nga EULEX, shumë shpejt do të rezultojnë edhe me arrestime.

Përfaqësuesi i EULEX-i, tha se misioni evropian për sundim të ligjit, nuk do të rreshtë për ta luftuar korrupsionin në do vend dhe në çdo pjesë ku hetimet tregojnë se ka pas korrupsion në Kosovë.

EULEX, dje pati aksionin e tij më të fundit ku hetues të këtij misioni, kontrolluan Postën dhe telekomunikacionin dhe disa lokacione tjera.

Pas këtyre kontrolleve, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, mori dje menjëherë vendimin që të shkarkojë nga detyra e zëvendësministrin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Gjergj Dedaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›