E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen në 3 shtete 4 makina të vjedhura

TIRANE-Të paktën 4 makina lukzose, të bllokuara pasi rezultonin të vjedhura u janë rikthyer pronarëve të ligjshëm të tyre në tre shtete të huaja.
Lajmi u bë i ditur sot nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat konfirmuan se në bashkëpunim me autoritetet Italiane, Daneze dhe Zvicerane, u realizua kthimi në këto shtete i 4 automjeteve të vjedhura.
Sipas prokurorisë, në Itali u rikthye automjeti tip "BMW M6C" dhe automjeti tip "AUDI A 5 SLINE", në Danimarkë automjeti tip "BENZ MERCEDES CLK", ndërsa në Zvicër, automjeti tip "AUDI A 4".
Burimet shprehën vullnetin e Prokurorisë së Përgjithshme për luftën kundër trafikimit të mjeteve motorrike dhe kthimin e të gjitha automjeteve të vjedhura që gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu ato bënë apel për qytetarët për të evituar blerjen e makinave në tregje informale dhe nga persona të paliçensuar.
Kohët e fundit, Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me autoritet e huaja gjyqësore, ka realizuar kthimin e dhjetra makinave që rezultonin të vjedhura.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›