Kuliçaj interesohet për hetimin e vrasjes
Analizë e veçantë e kësaj ngjarje është bërë dje edhe me drejtuesin e hetimit të krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçajn. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm mori pjesë në analizën gjashtëmujore të policisë së kryeqytetit, ku më pas është ndalur me drejtuesit e hetimit të krimeve në këtë drejtori, ku kanë analizuar provat e mbledhura deri tani, ndërkohë që grupi hetimor është shprehur se ndodhet pranë dokumentimit të vrasjes mafioze që ndodhi në mes të Tiranës. Aktualisht, për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, hetimi i krimeve në Drejtorinë e Tiranës po bashkëpunon edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim që të mbledhin sa më shumë informacion të vlefshëm mbi viktimën, ku të kristalizohen edhe motivet për vrasjen e tij.
#