E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Krizaekonomike përparonborxhi 100% e jo 60%

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste këmbëngul se kriza ekonomike në vend po “përparon me shpejtësi” dhe se rënia ekonomike është “pa frena”.
Në bashkëbisedimen e të premtes me gazetarët, ku ishte i pranishëm dhe Shkëlqim Cani, ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, aktualisht kryetar i Këshillit të ekonomisë, Zoti Rama e quajti “të vonuar” rishikimin e buxhetit i cili konsiton në shkurtin e 1/ 4 të shpenzimeve. Sipas liderit socialist ky shkurtim do të ndikojë negativisht për punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

“Shkurtimi, 25 % është një masë dramatike që do të thotë se kompanitë do të humbasin vende të tjera pune dhe asnjë vend pune nuk do të hapet sipas politikës ekonomike të qeverisë në sektorin e investimeve”.

Rama shkon më tej duke thënë se ky rishikim “godet arsimin dhe Shëndetësinë”, si dhe janë shkurtuar fondet për kompensimin e energjisë”. Nga ana e tij ish guvernatori i BSH-së Shkëlqim Cani bëri apel që buxheti në këto dy sektorë të mos preket “pasi mjaft janë keq dhe kështu si janë”

Sipas Ramës , duke iu referuar të dhënave fiskale të gjashtë mujorit të parë, “të cilat nuk janë bërë tërësisht transaparente, rritja ekonomike është “zero”.
“Që do të thotë se gjendemi në kushtet e një krize ekonomike që përparon me shpejtësi dhe të një qeverie që jo vetëm nuk i përgjigjet me agresivitet dhe zhdërvjellësinë e domosdoshme kësaj situate por përkundrazi është arsyeja kryesore e krizës dhe rrënimit ekonomik”.- nënvizoi kryetari i selisë rozë.

Sipas Ramës edhe përfaqësuesi i FMN-së në takimin me anëtarët e komisionit të Ekonomisë (pak ditë më parë) e kishte “quajtur një një rrezik të qartë dhe përfundim shumë të keq të ngjashëm me shpërthimin e krizës greke”.

Edhe ish guvernatori i BSH-së Shkëlqim Cani, i njohur si ekspert i ekonomisë dhe në selinë rozë mban postin e Kryetarit të këshillit të Ekonimisë thagjëndja ekonomike në Shqipëri është shqetësuese dhe e krahasoi Berishën me “një shofer i dehur” që “megjithëse sirena lajmëroi se makina duhet të ndalojë, timonieri i dehur thotë që duhet të vazhdojë”.

Sipas Canit borxhi publik nuk është 60 % i GDP por 100 % madje dhe mbi 100%, pasi sipas tij qeveria në këtë borxh publik nuk ka përfshirë shërbimet dhe punime të papaguara, vendimet e gjykatave që detyrojnë qeverinë të kompensojnë, apo kompensimi i ish- ushtarakëve. Dhe në këto shërbime flitet për miliarda euro të papaguara të cilat sipas Canit, nuk janë përfshirë në përllogaritjen e borxhit publik por ato ekzistojnë dhe janë borxhe që populli duhet paguar.
(vazhdon)
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›