E Diel, 1 Nëntor 2026

"Unë ♥ Tirona"

Me rastin e 17 Nëntorit, ditës së çlirimit të Tiranës, Njësia Bashkiake nr. 10 organizoi aktivitetin dhe ekspozitën e fotografisë "Unë të dua Tirona". U paraqitën në këtë ekspozitë, fotografi të vjetra të Tiranës si dhe imazhe nga breza të ndryshëm të familjeve autoktone tiranase, të cilat aktualisht jetojnë në po të njëjtën zonë. Gjatë aktivitetit, përfaqësues të ndryshëm kanë rrëfyer diçka rreth historikut të familjeve të tyre dhe si ka ndryshuar qyteti i Tiranës ndër vite. Gjatë aktivitetit u mbajt edhe ceremonia e shpërndarjes se "Certifikatave të Mirënjohjes", e cila u është dhënë emrave të shquar në fusha të ndryshme si art, kulturë, sport, politikë etj., të cilët i përkasin pikërisht zonës në fjalë. Motoja e këtij aktiviteti është "të gjithë e duam qytetin tonë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›