E Shtunë, 31 Tetor 2026

Le Parisien Paris SG kerkon David Beckham

Pas një merkato të bujshme, Paris SG është gati të bëjë cmendurinë e radhës në futbollin europian. Skuadra pariziene, e cila shpenzoi miliona euro për të afruar lojtarë si Javier Pastore apo Jeremy Menes, tani kërkon edhe David Beckham. Sipas të përditëshmes franceze “Le Parisien”, emisarë të klubit janë takuar me mesfushorin anglez, duke i parashtruar atij detajet financiare të kontratës. 

Duke qëndruar në detajetë e të përditëshmes franceze, nëse Beckham do të tranferohej në Ligën 1, atëherë ai do të përitonte rreth 5 milionë euro për një periudhë jo më shumë se një vit e gjysmë. Kalimi i anglezit në kampionatit francez nuk është vetëm një lajm i bujshëm i merkatos së futbollit, pasi lojtari është në fund të kontratës së tij me skuadrën amerikane të Los Angles Galaxy. Kjo nuk është hera e parë që Beckham kthehet në kampionatin europian. Ai provoi të luante dy herë me Milanin, kur sezoni i futbollit amerikan ishte pushim, porn ë aventurën e fundit në Seria A ai u dëmtua.

Por, tani situata është e ndryshme për ish-lojtarin e Manchester United, Realit të Madridit dhe Milanit, që kërkon një jetër skuadër të nivelit të lartë. Megjithëse në moshë 36 vjecare, David Beckham kërkonë të bindë trajnerin e kombëtares angleze Fabio Capello ta grumbullojë atë në kampionatin europian 2012.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›