mimet Nobel fiton kimisti i kuazikristaleve

Shkencëtari izraelit, Daniel Shehtman, ka fituar Çmimin Nobel për Kiminë, për zbulimin e tij të kuazikristaleve. Sipas Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, zbulimi i Shehtmanit ka ndërruar vizionin e shkencëtarëve e kimistëve.
"Për dallim nga bindjet e mëhershme se atomet në kristale kanë shfaqje simetrike, Shehtman ka dëshmuar se atomet në kristale mund të paraqiten në forma të papërsëritshme”, thuhet në motivacionin e Akademisë.
Cmimi Nobel për kiminë mbyll vargun e cmimeve shkencore për këtë vit pas atij të mjeksisë akorduar të hënën dhe të fizikës që u shpall të martën. Ndërsa fituesi i çmimit Nobel për letërsi do të shpallet të enjten për të pasuar të premten çmimi Nobel për paqe i këtij viti. Çmimet Nobel janë themeluar me vullnetin e industrialistit suedez, Alfred Nobel dhe kanë vazhduar që nga viti 1901.Në vitin 1968, Banka Qendore e Suedisë vendosi edhe çmimin për shkencat ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit, çmim ky që këtë vit pritet të shpallet me 10 tetor.
Delina Bitraku