Gratë nga Kosova përpjekje për më shumë njohje të shtetit
TIRANE-Një ekip grash nga Kosova, kryesisht nga shoqëria civile, vizitoi këto ditë në Uashington disa ambasada të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Qëllimi ishte të njiheshin ato ambasada me përpjekjet e shtetit të ri për forcimin e institucioneve dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
Të mërkurën, ato ishin në selinë e Kongresit amerikan, në një pritje ku morën pjesë disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve. Njëmbëdhjetë gra nga Kosova ndodhen në Uashington për një program të quajtur Hope Felloëship, i cili organizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Ato kanë patur rast të takohen me anëtarë të Kongresit amerikan dhe t'i shoqërojnë nga afër gjatë një dite pune. Annemarie Repiç është zëvendësdrejtoreshë e RadioTelevizionit të Kosovës. "Unë shoqërova anëtaren e Kongresit nga Nju Jorku, Carolajn Melloni. Vura re se ajo ishte një grua shumë aktive dhe dinamike. Gjatë ditës ajo mori pjesë në shumë mbledhje, madje dha edhe dy konferenca për shtyp, çka do të thotë se ajo duhej edhe të përgatitej për to. Unë kuptova se cilat janë përgjegjësitë e anëtarëve dhe anëtareve të Kongresit. Ata janë të zënë me aktivitete gjatë gjithë ditës". Në Uashington kanë ardhur shumë grupe të tillë nga Kosova por kësaj here, gratë kanë një mision mjaft të veçantë. Arjeta Emra, drejtoreshë e Këshillit Britanik për Kosovën, thotë se ato kanë vizituar 17 ambasada të vendeve që nuk e kanë njohur shtetin e ri dhe u kanë bërë thirrje të vendosin marrëdhënie diplomatike me Prishtinën. "Diçka shumë interesante gjatë këtyre takimeve ka qenë se sa pak këto shtete janë të informuara për zhvillimet në Kosovë. Pra, në një mënyrë, ne kemi parë se informimi i këtyre shteteve është shumë i rëndësishëm sepse pa informim shtetet nuk do të marrin dot asnjë vendim për pavarësinë e Kosovës." Shtete si Mozambiku, Nepali ose Meksika janë mjaft larg Kosovës dhe shumë pak ose aspak kanë të bëjnë me të. "Në të gjitha takimet na është thënë se ato nuk kanë asgjë kundër pavarësisë mirëpo Kosova nuk është në axhendën e tyre dhe përderisa udhëheqësit tanë dhe shoqëria kosovare nuk i informon për zhvillimet në Kosovë, njohjet nuk do të vijnë".
(d.b/BalkanWeb)