E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm Hoxhaj, nga Nju Jorku në Uashington

PRISHTINË- Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nesër dhe pasnesër do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan te Shtetit.

Sipas burimeve zyrtare të MPJ-së kosovare, ministri Hoxhaj do të takohet me një grup të madh të kongresmenëve të Kongresit Amerikan si dhe do të mbaje një ligjëratë në Qendrën për Strategji dhe Studime Ndërkombëtare Center for Strategic and International Studies.
Ministri Hoxhaj gjatë qëndrimit në Uashington do të takohet edhe me shumë personalitete të jetës publike në Amerikë dhe me miq të Republikës së Kosovës.
Kryediplomati kosovar më parë ka qëndruar në Nju Jork, ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, në të cilën është debatuar për Kosovën, nëdërsa dje ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›