E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate, sa shume rrihen ne Shqiperi

TIRANE - Dhuna ne familje, eshte nje dukuri mbarekombetare ne Shqiperi. Prandaj as Shkodra nuk mbetet jashte ndikimit negativ te saj. Shpesh here, grate, femijet dhe te moshuarit, jane te rrezikuar pikerisht aty ku duhet te jene me te mbrojtur, ku presin siguri, dashuri dhe mbeshtetje - ne familje. Pothuajse cdo dite paraqiten per denoncim ne qendrat e rehabilitimit, gra te dhunuara nga zonat rurale, por edhe nga qyteti, te cilat kerkojne ndihmen e punonjesve sociale dhe psikologeve te qendres, per te dale nga cikli i dhunes qe ushtrohet ndaj tyre brenda familjes. "Kam ardhe ketu me ju drejtu ju. Kam nje burre qe pothuajse me dhunon gjithe diten. Deshira e tij eshte me pas vetem djem. Ndaj meje ushtrohet dhune, ushtrohet nje tutele e vazhdueshme. Jam tane kohen nen kontroll. Nuk e duroj ma. Nuk e duroj ma ...", - pohon nje grua e cila flet me dialektin e vendlindjes.

Punonjesja sociale e Qendres Antidhune Luljeta Alibali, i pergjigjet se ata do te bejne perpjekje t'i ndihmojne deri ne maksimum. Dhuna qe ushtrohet ndaj grave brenda familjes, eshte e formave te ndryshme dhe thuajse ne cdo rast, grate qe paraqiten per denoncim, jane ne gjendje te deshperuar.

Dhuna eshte e te gjitha niveleve. Dhune fizike, psikologjike e seksuale. Dhuna e asistuar qe eshte tamam e dhimbshme. Alibali i ben thirrje prinderve qe t'i mbajne femijet sa me larg problemeve dhe grindjeve te tyre. Ne te shumten e rasteve ato kane shenja te dukshme te dhunes ne trup. Ndaj puna e pare qe behet, eshte mbeshtetja emocionale. Gruaja degjohet dhe mbeshtetet gjate gjithe kohes. Nderkohe qe punohet me gruan qe t'i jepet sa me shume informacion dhe vendoset t'i jepet nje zgjidhje per situaten e saj, qe eshte shume e veshtire. "Ka raste qe duhet te denoncojne dhunen. Prandaj Qendra jone i mbeshtete nga hapi i pare deri tek hapi i fundit, deri ne prokurori, gjykate e permbarim per zbatimin e vendimit", shpjegon ajo.

Drejtuesja e Qendres se Gruas "Hapat e lehte" Alketa Leskaj thote se sherbimi antidhune, eshte inicuar ne fillim te vitit 2009, si nevoje per t'i ardhur ne ndihme nje numri ne rritje te grave qe paraqiten me shenja te dukshme te dhunes dhe qe kerkojne ndihme. "Ketu punohet ne nivel individual, per zgjidhjen e rasteve emergjente te grave ne nevoje, qe paraqesin kete lloj problemi, por duke mos lene pas dore nivelin politik, punen me institucionet qe duhet te ndihmojne keto gra, duke bere nderhyrje sipas ligjeve ne fuqi dhe gjithashtu ne nivel komunitar, per te crrenjosur mentalitetin e dhunshem, qe ekziston ne qytetin e Shkodres, ne periferi te tij e ne te gjithe zonen e veriut", - thote Leskaj.

Sipas saj, vitet e fundit eshte shtuar se tepermi numri i rasteve te denoncimit te dhunes ndaj grave. Kjo si rezultat i nje koordinimi me te mire te punes mes te gjithe institucioneve, OJQ-ve dhe organeve shteterore.

"Dhuna ka qene e fshehur. Tani me miratimin e ligjit, grate jane sensibilizuar qe duhet te luftojne kunder kesaj dukurie. Ato kane mundesi te drejtohen per ndihme. Prandaj numri i denoncueseve per dhunen ne familje, eshte rritur jashtezakonisht", - pohon ajo.

Punonjeset sociale te antidhunes shprehen se dhuna ne familje, ka nje kosto sociale dhe ekonomike per vete shtetin, ndaj nevojiten masa me efikase per parandalimin e ketij krimi, duke mos e lene vetem ne dore te Organizatave Jo Qeveritare. Gjithashtu sipas tyre eshte e nevojshme te punohet per te ndryshuar mentalitetin e shoqerise dhe te vete strukturave qe zbatojne ligjin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›