E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT "ne gjume" harrohen masat

Ne nje kohe kur e gjithe bota eshte perfshire nga ethet e virusit te "gripit te derrave" te tipit A/H1N1, Shqiperia deklaron se po zbaton rekomandimet e OBSH, per te parandaluar ardhjen e tij. Virusi i tmerrshem i cili ka zbritur tashme dhe ne kontinentin plake, Evrope, me 27 raste te konfirmuara ne 6 shtete, ka vene ne alarm te gjitha strukturat shendetesore ne te gjitha nivelet. Madje thuhet se informacione jane shperndare dhe ne shkolla. Ne gjithe kete zhurme e konfuzion deklaratash, nese jemi apo jo te rrezikuar, spitali me i madh ne Shqiperi, Qendra Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane duket e qete sidomos ne fundjave, kur personeli mjekesor punon i reduktuar. Sipas rekomandimeve te OBSH, institucionet shendetesore duhet te rrisin survejancen dhe te shtojne masat hijeno- sanitare per te parandaluar perhapjen e virusit te gripit, ne rast se konfirmohet. Dy prej ketyre masave me elementare te higjienes, jane maskat dhe dorezat. Po a perdoren ato vertet? Ne pavijonin e semundjeve Infektive ne QSUT, nuk ishte asnje prej mjekeve dhe infermiereve, te pajisur me keto masa mbrojtese gjate vizitave qe kryenin me pacientet, nderkohe qe keta te fundit ishin te shumte ne numer, pasi kerkonin te dinin nese jane te prekur nga virusi i derrit.

E vetmja mase qe duket se eshte marre realisht, eshte dhoma e izolimit per pacientet me grip. Ne cdo kat kjo dhome eshte tashme ne gatishmeri, per te trajtuar pacientet me virusin e gripit, nese do te shfaqet ne vendin tone. Fatmiresisht ne keto dite alarmi, ne urgjence nuk ka te shtruar. Kurse per sa i perket mobilizimit te mjekeve, gjate fundjaves e vetmja tek e cila mund te perplasesh ne rast se shfaq shenja gripi, eshte mjekja roje specializante.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›