Kodra: Largimet, tregues i larte korrupsioni
Nenkryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim, Filloreta Kodra, deklaroi dje se largimet e njepasnjeshme te drejtoreve te korruptuar, jane prova shume te renda te zhytjes ne korrupsion te qeverise. Sipas saj, per shkak te nivelit te larte te korrupsionit, qytetaret shqiptare po ndjejne cdo dite e me teper rritjen e varferise, si dhe mungesen pothuajse totale te sherbimeve qe shteti duhet t'ju siguroje atyre. "Vendimet e njepasnjeshme te qeverise qe favorizojne monopolet ne shume fusha e ku me flagranti mbetet ai ne fushen e karburanteve per naften D2, qindra e qindra prokurime te drejtperdrejta si dhe realizimi ne nivele te uleta i investimeve publike per arsye te korrupsionit jane prova evidente qe kjo qeveri tashme eshte kapur per gryke nga ai", theksoi nenkryetarja e LSI-se. Sipas saj, ndryshimet e vazhdueshme te zyrtareve te korruptuar mbeten thjesht dhe vetem nje makijazh fiktiv, qe provon korrupsionin dhe jo proven e luftes ndaj tij.