Bakojanis, me 9 shkurt ne Tirane, pas turit ballkanik
Ministria e Jashtme e Greqise, Dora Bakojanis do te vizitoje Shqiperine me 9 shkurt te ketij viti. Burime prane Ministrise se Puneve te Jashtme, konfirmuan edhe viziten e Bakojanit ne kuader te marrjes se presidences se radhes se OSBE-se, nga ana e Greqise. Nisur nga kjo ministria e Jashtme greke, do te vizitoje te gjitha vendet e rajonit tone dhe pikerisht me date 9 shkurt, do te zhvilloje ne Tirane takime me kreret me te larte te shtetit. Pak dite me pare Parlamenti grek ratifikoi Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, duke permbyllur keshtu edhe procesin e ratifikimit te kesaj marreveshje, nga te gjitha vendet e BE-se.