E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, nje shembull per rruget integruese ne Evrope"

Mali i Zi eshte inkurajuar pas fteses qe Shqiperia ka marre per anetaresimin ne NATO. Kete deklarate, i shprehu Presidenti i Malit te Zi, Filip Vujanovic, kryeparlamentares shqiptare Jozefina Topalli, pas nje takimi qe paten dje ne mesdite. Zyra e shtypit e Kuvendit beri te ditur se Presidenti i Malit te Zi, Vujanovic u shpreh se anetaresimi i Shqiperise ne NATO ka qene inkurajim, madje per gjithe rajonin. "Marrja e fteses per anetaresim ne NATO nga Shqiperia dhe pershpejtimi i ratifikimit te protokollit te NATO-s, eshte nje inkurajim dhe mbeshtetje per Malin e Zi dhe per te gjithe rajonin", tha ai.

Topalli, e cila filloi dje nje vizite ne Mal te Zi, me ftese te homologut te saj malazez, Krivokapic, theksoi se rajoni po perjeton momente historike dhe po pershpejton hapat drejt NATO-s dhe BE-se. Ndaj cdo sukses i secilit prej vendeve te Ballkanit Perendimor, eshte nje sukses per te gjithe rajonin. "Shqiperia eshte nje shembull i mire, per sa i perket pershpejtimit te rruges integruese dhe Mali i Zi mund te perfitoje shume nga pervoja juaj", vleresoi Vujanovic.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›