E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gratë socialiste: Mos zvarrisni projektligjin e barazisë gjinore

Tiranë- “Të mos zvarritet më tej projektligji për barazinë gjinore”. Me këtë kërkesë, forumi i Grave Socialiste i është drejtuar Kuvendit, duke e cilësuar projektligjin, një hap shumë i rëndësishëm për mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të grave dhe burrave në të gjitha aspektet e jetës.

Koordinatorja Kombëtare e Forumit të Gruas Socialiste, Ermira Danaj, u shpreh të sot në një konference për shtyp, se “me miratimin e këtij projektligjiShqipëria përmbush kërkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian”.

Sipas saj, Partia Socialiste dhe në veçanti Forumi i Gruas është i angazhuar për të punuar për rritjen e pjesëmarrjes së grave në të gjithë hapësirën politike dhe vendimmarrëse në vend.

Stadi aktual i zhvillimit, ka theksuar ajo më tej, na imponon që sot të mos flasim më vetëm për “barazi në mundësi”, por ç’është më kryesorja edhe për “barazi në rezultate” dhe kjo do të jetë një ndër objektivat kryesorë të Forumit të Gruas Socialiste në punën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›