Sekretari i NATO-s Schefer, vizitë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, një javë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutes se re të Kosovës.
Sekretari Scheffer do të takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatim Sejdiu, kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, komandatin e COMKFOR, Lieutenant General Xavier de Marnhac komandantët e sektorëve të trupave të KFOR-it.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, sipas agjencisë Ina do të ketë takim edhe me përfaqësuesin special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, diplomatin italian Lamberto Zannieri si dhe lidershipin e EULEX-it. Vizita e tij do të mbyllet me një konferencë shtypi në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, "Slatina Airport".
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka deklaruar më parë se forcat paqëruajtëse të KFOR-it do të mbeten në Kosovë edhe pas 15 qershorit, kur të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës.