Mirditë, mbyllet faza e parë e remonteve
Mbyllet faza e parë e remonteve në drejtorinë e tensionit të lartë, sektori Mirditë. Sot në të gjitha nënstacionet e Mirditës Reps, Kaçinarë, Rrëshen, Kurbnesh, Rubik është bërë remont i plotë në pajisjet, marrjen e analizave të vajit për në laborator si dhe zëvëndësimi i atyre që ishin të dëmtuara.
Këtij remonti iu parapri me një kontroll të disa muajve më parë nga ana e specialistëve të këtij sektori aty ku u konstatuan difekte. Kështunë këtë remont u bë ndryshimi i më se 40 izolatorëve në linjën e tensionit të lartë në linjën Rrëshen-Kaçinarë dhe Rrëshen-Rubik, u pastruan kontakte, u rivendosën thikat aty ku ishin jashtë përdorimit, etj. Sipas specialistëve ky remont i paraprin mosndërprerjes së energjisë elektrike në kushte avarie etj.
Por nga ana tjetër tingëllon disi paradoksal fakti që remonte te kryhen për hesape të ndara, veç nënstacionet e veç filiali elektrik, kur fare mirë një kordnim i përbashkët duke hapur fletë pune në të dy sektorët, nuk do të kishte faza të ndërprerjeve të dyfishta të energjisë për shkak të remonteve të tilla.