E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzon shembjen e shtëpisë, ndalohet

Mirditë- Ka refuzuar ndërtimoren t’i shembë shtëpinë, por ka përfunduar në polici. Kështu ka ndodhur dhe me një fshatar të moshuar në fshatin Blinisht, Mëhill Gjoka, 75-vjeçar, i cili pas refuzimit për të prishur shtëpinë e tij ende pa i likujduar paratë e dhëna për kompensim, ka përfunduar në polici.

“Më shembën shtëpinë, un ëu vuri si barrikadë përpara. Le të më shtypin mua, përpara se të më rrëzojnë shtëpinë. Lekët nuk më kanë dhënë, ku të shkoj të jetoj?”- thotë ai.

Kjo është një prej odiseve të dhjetëra banorëve përgjatë aksit nga kalon rruga e re katërkalimshme Rrëshen-Kalimash e më tej, por rasti i Mëhill Gjokës është ekstrem edhe për vetë moshën që ka. Tani i duhet të mbijetojë në një kasolle të sajuar me dërrasa gjysmë të kalbura. Strehë, edhe kjo e ngritur me lekë borxh, pasi deri më tash nuk i janë dhënë paratë e kompensimit të shtëpisë së planifikuar për tu prishur.

“Po ne këto kërkojmë, por dhe tek ndarja e parave, i marrin ata që bërtasin më fort e janë më të fortë, është si puna e ligjit të xhunglës dhe këtu për lekët tonë, për pronat tona shekullore. Nuk ka më keq si po veprojnë”- thotë ai.

Edhe pse traseja e rrugës po ua shkul shtëpitë disa banorëve në një lagje të fshatit Blinisht, atyre nuk u janë dhënë paratë që përfitojnë nga kompensimi. Rezistenca e tyre, si e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e vendit apo ligjet ndërkombëtare, u nëpërkëmbën ditën për diell, dhe refuzimi i prishjes me hir a pahir të banesave apo aq më keq kundërshtimi, ua ka bërë peshqesh dhe dyert e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›