Humbja me Vloren, "pret kokat" e Tomorit
BERAT- Humbja e ndeshjes se radhes ne shtepi, nga skuadra e Tomorit te Beratit "pret kokat" e trajnerit dhe sekretarit te klubit sportiv. Kryebashkiaku i qytetit te gurte, njekohesisht edhe presidenti i klubit ne mungese te nje sponsori, ka shkarkuar dje publikisht dy drejtuesit teknik dhe organizative te skuadres, pas disfates turperuese ndaj Vlores, e humbur me rezultatin 1-2, qe e le skuadren ne vendin e parafundit ne renditje. Ne nje konference per shtyp me gazetaret diten e djeshme, Fadil Nasufi eshte treguar mjaft i ashper ndaj stafit drejtues te Futboll-Klub Tomorit, te cilet sipas tij nuk kane ditur te menaxhojne ekipin dhe ne tre ndeshjet e ketij kampionati kane marre vetem 3 pike. Te larguarit jane trajneri Madrid Muzhai, ish-portieri legjendar i skuadres ne vitet 90-te dhe sekretari Artur Karaja.
"Skuadra e futbollit edhe ne kete sezon futbollistik eshte prezantuar dobet, ku nga tre ndeshje ka vetem nje fitore, nderkohe qe ne kemi objektivat tona, qe ekipi i Tomorit kete sezon te rikthehet ne kategorine e pare. Ne nuk meritojme nje perfaqesim te tille si qytet",-tha kryebashkiaku. Skuadra e qytetit ka rene ne kategorine inferiore prej dy sezonesh dhe nuk po ngjitet dot ne Superiore prej kater sezonesh. "Problemet jane trajtuar edhe me pare dhe futbolli mbahet vetem me leket e bashkise se Beratit, kjo per shkak te situatave te veshtira, qe jane percjelle pas vrasjes se ish-presidentit Malollari. Tashme qe kjo praktike eshte mbyllur, kemi nisur procedurat per hapjen e ofertave. Askush nuk mund te tallet me fondet e bashkise, te cilat jane 13 milione leke te reja ne vit", sqaroi Nasufi gjendjen e krijuar dhe shkaqet e saj.
Duke reflektuar ndaj ndjenjave te sportdashesve, kryebashkiaku njoftoi se ka marre vendimin per largimin nga detyra te sekretarit te klubit, Artur Karaja dhe trajnerit Madrid Muzhaj. Nasufi ka njoftuar emerimin ne detyre, si sekretar i klubit Igli Lacajn, i cili deri me tani ka kryer detyren e sekretarit te klubit shumesportesh dhe ne vend te tij ka emeruar Albano Cepanin, qe te dy specialist ne fushen e sporteve. Kurse per emrin e ri te trajnerit, kryebashkiaku shpjegoi se kane nisur negociatat per nje emer te njohur, i cili do te prezantohet ne kohen e duhur.
Rezultatet e dobeta te Tomorit
Vendimet me te fundit, kryebashkiaku i Beratit, Fadil Nasufi, i ka shpjeguar si te kryera ne kohen e momentin e duhur. "Rezultatet e dobeta nuk mund te justifikohen nga askush, qofte edhe nga te larguarit nga detyra, gje kjo normale ne cdo ekip qe ka pretendime serioze", tha numri 1 i institucionit, qe aktualisht drejton edhe klubin. Ne te kaluaren ekipi i Tomorit ka humbur dy presidente, te vrare ne rrethana misterioze.