E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat evropiane duhet të kthejnë borxhet

Bruksel, 3 gusht – Banka në vendet me më shumti borxhe në vendet evropiane duhet gjatë këtij viti të rifinancojnë borxhet prej 122 miliardë dollarë.

Ato, para kësaj duhet të paguajnë norma të larta të kamatës, edhe pse nga autoriteti rregullativ kanë marr vërtetime se janë në gjendje të mirë.

Banka italiane “Intesa Sanpaolo” ka borxhin më të madh në vlerë prej 28 miliardë dollarë, ndërsa pasojnë banka “Unicredit” me 21 miliardë.

Gjithsej 24 organizata kredituese nga indeksi bankar “Stocks 600”, nga Portugalia, Italia, Irlanda, Greqia dhe Spanja, duhet të rifinancojnë borxhin në total prej 271 miliardë dollarë vitin e ardhshëm dhe 230 miliard dollarë të tjerë në vitin 2012.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›