E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook-u në bursë më 2012?

Washington, 3 gusht – Facebook, i cili në mes të këtij muaji u bë me 500 milionë anëtarët, duhet të shtyjë daljen në bursë për vitin 2012, vlerësojnë investitorët.

Kjo, siç thonë ata, do t’i jap më shumë kohë pronarit të këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, për të rritur numrin e përdoruesve dhe fitimin e kompanisë, transmetojnë mediet amerikane.

Investitorët kanë parashikuar vitin 2011 për hyrjen në bursë të Facebook-ut, kompanisë vlera e së cilës vlerësohet në 24.9 miliardë dollarë.

Ky rrjet gjithnjë e më popullor ekziston nga viti 2004, ndërsa vetëm në gjashtë muajt e fundit ka fituar mbi 100 milionë përdorues të rinj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›