E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuba paralajmëron zvogëlimin e kontrollit të ekonomisë

Havana, 3 gusht – Presidenti i Kubës, Raul Castro, ka deklaruar se qeveria e tij do të zvogëlojë kontrollin ndaj bizneseve të vogla, do të largojë punëtorët e tepërt dhe do të lejojë vetëpunësimin.

Castro, megjithatë, ka hedhur poshtë mundësinë e  reformave të mëdha të sistemit ekonomik komunist të Kubës, si përgjigje në krizën financiare me të cilën po përballet vendi, transmetojnë agjencitë e lajmeve.

Do të zvogëlohet kontrolli i shtetit ndaj kompanive të vogla, qeveria do të lejojë që më shumë të fillojnë bizneset e tyre dhe krijimin e një strukture të re të taksave, e cila do të obligojë të punësuarit në sektorin shtetëror që të kontribuojnë më shumë.

Rreth 95 % e kubanëve punojnë për shtetin, ndërsa Castro tha se një nga pesë të punësuarit është i tepërt. Presidenti kuban ka paralajmëruar mbylljen e vendeve të punës, duke u thirrur në “zvogëlimin e fuqisë punëtore, e cila në mënyrë të konsiderueshme rëndon sektorin shtetëror”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›