Kryebashkiaku i Prages viziton Saranden
Kryebashkiaku i Prages Pavel Bem viziton Saranden. Ne nje takim me kreun e bashkise se qytetit bregdetar mysafiri cek ka vleresuar zhvillimin qe eshte arritur deri me tani. Ai eshte shprehur se ka vene re nje kontrast te jashtezakonshem dhe nje zhvillim te madh pozitiv qe nga koha qe e ka vizituar per here te pare ne vitin 1994 nderkohe qe verejti se Saranda per nga bukuria ka mbetur sic e ka pare per here te pare. Zoti Bem e quajti nje rezervat shume te madh kulture faktin qe ne Sarande gjenden Butrinti dhe sinagoga dhe nje radhe monumentesh te kultures dhe trashegimise. Ne cilesine e kryebashkiakut por edhe te deputetit te Parlamentit cek Pavel Bem premtoi mbeshtetje te fuqishme te Sarandes per infrastrukturen urbane dhe ate kulturore etj. Do te kini gjithe mbeshtetjen tone per infrastrukturen urbane dhe thithjen e projekteve ne kuader te komunitetit europian u shpreh Bem qe mban edhe postin e nenkryetarit te komitetit regjional te BE-se per zhvillimin rajonal institucion ky qe perfaqeson Dhomen e Dyte Rajonale te BE ne mbrojtje te interesave te rajoneve te Europes. Kur Shqiperia te behet anetare e BE-se do te kete 12 vete ne perberje te ketij komiteti ka deklaruar me tej Bem. Delegacioni i Bashkise se Prages ka zhvilluar nje takim ne filialin universitar dhe me pas ne pikat turistike te zones.