E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kudhias Qeparo

/ /

NgaFATOS LUBONJA

Gjetja e nje vendi per te fjetur ku te mos binim pre e zhurmave ishte per ne aventura e cdo mbremjeje...

...Duke pare se ne Porto Palermo nuk kishte disko pyetem se mos ishte e lire ndonjera nga ato shtepizat prej druri. Pergjigjja qe morem ishte se qene te gjitha te zena. Vendosem te vazhdonim rrugen per me ne jug drejt Borshit apo Lukoves. Dikush na tha se ndoshta do te na duhej te udhetonim deri ne Sarande per te gjetur nje vend te qete por planet tona ishin te vizitonim edhe fshatra te tjera perpara se te mberrinim ne Sarande.
Darken u ndalem ta hame ne Qeparoin e poshtem ne nje lokal buze detit. Aty kishte nje numer lokalesh jo me larg se njezet metra nga bregu prapa te cileve skishte as rruge makine keshtu qe ai breg i bukur nuk sherbente vetem per cadrat e diellit te plazhisteve por edhe si rruge per ca xhipa qe shkonin e vinin neper rere nga e per ne lokalet me pertej.
Supa e peshkut ishte e mire. Pronari u interesua per te na gjetur ndonje vend per te fjetur por pas disa telefonatash na tha se te gjithe te njohurit e tij qe merreshin me kete biznes i kishin te zena dhomat. Ishte vone krejtesisht terr kur u nisem per me ne jug drejt Borshit me shpresen se do te gjenim dhoma fjetjeje aty. Dhe ne fakt na buzeqeshi fati. Ne nje shtepi ne hyrje te nje rruge qe te conte per ne plazhin e Borshit pame nje tabele ku shkruhej se jepeshin dhoma fjetjeje. I rame celularit dhe na u pergjigj nje burre qe na tha se kishte por vetem nje dhome. Ndaluam dhe pritem te dilte. Shtepia ishte nje dykateshe me oborr rreth e rrotull me nje hyrje te mbuluar me hardhi rrushi. Hyme brenda dhe pame se hapesira qe na ofrohej ishte nje dhome ndenjeje e kuzhine bashke ne katin perdhes ku pervec nje krevati dopio kishte edhe nje si divan per te cilin i zoti i shtepise na tha se hapej e behej shtrat dysh.
Vendosem menjehere te qendrojme te peste atje Yuri me Davidin tek divani shtrat une Debora e Luna ne krevatin dopio pa e cuar me tej aventuren neper terr. I zoti i shtepise i shtoi edhe nje 1000 lekesh cmimit prej 2500 qe na kishte dhene ne rast se qendronim vetem nje cift. Banja ishte jashte prapa nje dere qe dilte ne oborr. Debora me shqipen e saj i tha atij nese mund te hanim mengjesin aty. - shte shume carino te hame nen ato hardhite e rrushit ketu jashte- na tha ne ne italisht. -E paguajme vecmas dhomes- thuaji- mu drejtua mua kur pa se i zoti i shtepise ose nuk mori vesh shqipen e saj ose nuk mori vesh kerkesen. Por per mua ishte e qarte se atje nuk mund te kerkonim kete luks agro-turistik. Debora megjithate ngulmonte se isha une qe nenvleftesoja sprovoja. Gati sa nuk u zume sepse une pretendoja se isha ekspert ne vendin tim dhe smund te beja qesharakun duke kerkuar nje gje qe atje smund te kerkohej pasi kuptohej me nje te pare se ajo ishte nje shtepi e improvizuar per tu bere bujtine. Le te tjera por as na u shfaq ndonje grua e shtepise qe te nesermen te mund te na sherbente ndonje gje nga kuzhina e tyre sepse sa per burrin dukej sheshit se sbehej fjale se mund te merrej me nje pune te tille. Pasi e kuptoi me ne fund se per cfare po grindeshim i zoti i shtepise na tha se kishte plot lokale andej rrotull ku mund te hanim mengjesin.
Kur ne mbaruam pune ne banjo ne shtepi kishte rene qetesi e madhe ishin fikur te gjitha dritat. Por jo ajo e korridorit te hyrjes se shtepise e cila kur fikem tonen vume re se na hynte keqas ne dhome sepse gjysma e deres ishte prej xhami. Dolem ne korridor per te gjetur celesin qe sgjendej kurrkund. -Nje prove me teper qe kemi te bejme me nje bujtine te sapossajuar- i thashe Debores ne vazhdim te grindjes sone. Dhame e morem derisa vendosem te varim mbi dere nje batanije qe ndodhej aty per te penguar driten.
Gjithsesi problemi me i madh na doli pasi erresuam dhomen mushkonjat me te cilat luftuam ndonje cope here derisa na zuri gjumi.
Te nesermen femijet e familjes na percollen me kuriozitet dhe me shume dashamiresi.
Kudhias
Per te ngrene mengjesin u kthyem ne Qeparoin e poshtem ne te njejtin lokal ku kishim ngrene darken. I zoti i lokalit na tha se per ne fshatin Kudhias rruga nuk na merrte me shume se njezet minuta.
Kudhiasi nuk duket nga deti eshte i fshehur prapa kodrave. Kjo e bente zbulimin e tij edhe me terheqes ne imagjinaten tone. Rruga kalonte neper luginen e bukur plot gjelberim e lule ngjyra-ngjyra te lumit te Qeparoit qe ne pjesen e siperme kur zbret nga malet na thane se quhet Lumi i Kudhiasit. Pastaj morem nje rruge te perpjete ne pjesen me te madhe njekalimshe qe ishte shtruar me nje si beton te vijezuar.
Rruga e makines kur hynte ne fshat kalonte neper shtepite e poshtme te tij dhe mbaronte ne nje shesh qe mund te konsiderohej qendra e fshatit. Ajo qe na befasoi ishte se fshati dukej me i mbajtur sesa fshatrat e tjere qe kishim vizituar.
Tek sheshi parkuam makinat nen hijen e nje rrapi qe ishte bri nje ndertese njekateshe me shkalle ne mes nga ato te kohes se Hoxhes. Ne krahun e siperm te sheshit ishte nje lokal i vogel ne oborrin e te cilit kishte nje tjeter rrap me te madh se i pari. Nen hijen e ketij ishin disa tryeza e karrige ku qene ulur disa djem te rinj. Kurse permbi klubin ngjitej rruga e ngushte me kalldrem qe te conte ne pjesen me te vjeter te fshatit ku na thane se ndodhej edhe kisha.
U ulem per te pire kafe nen hijen e rrapit te madh. Prej aty dukej fasada e nderteses se kohes se Hoxhes bri te ciles kishim parkuar makinat. Keto lloj ndertesash i dallon menjehere kryesisht per shkak te formes se dritareve qe ndryshe nga ato te shtepive te vjetra te fshatit jane te medha me tri kanate dhe me nje sopraluce siper. Me veshtrimin e pare mu duk se mund te kishte qene o shkolla fillore o zyrat e kooperatives sepse kishte shume parulla te komunizmit mbi fasaden e saj. Ashtu si ne Porto Palermo fillova ti deshifroja ato. Ne tere gjatesine e fasades permbi deren dhe dritaret kishte nje mbivendosje shtresash ku disa fjale te parulles se shtreses se siperme te shkruara me germa kapitale me ate te kuqen ne vishnje lexoheshin me qarte RROFT PPSH kurse poshte tyre dalloje ndonje SH e ndonje P por jo fjale te plota. Edhe ne te dy anet e deres se hyrjes kishte nga ato citatet e gjata te futura ne korniza ku jepet ndonje mesim moral a politik i partise apo shokut Enver PARTI MSIMET KONGRESIT T SAJ ishte nje cope fraze qe lexova. Ne fasade kishte edhe shenja te kohes se paskomunizmit qe tregonin se funksioni i nderteses kishte ndryshuar. Diku perbri deres kryesore ishte shkruar ne te zeze BUFE dhe bri saj nje shigjete qe tregonte deren e hyrjes prej llamarine te ndryshkur. Diku me poshte dikush kishte shkruar edhe T DUA. Por spikaste mbi te gjitha nje e kuqe e fresket PS. FITORE me te njejten ngjyre me te cilen ishte shkruar ndoshta ne te njejten dite me te edhe nje PS e madhe ne trungun e rrapit nen hijen e te cilit po rrinim. Fshat socialist ky thashe me vete.

Pasi pime kafen morem rrugen e kalldremte per ne pjesen e vjeter te fshatit ku na thane se ishte edhe kisha. Takuam atje pak a shume te njejten romantike te rrugicave me kalldrem te shtepive me gure te vjeter me portat me hark prej guri me vilet e rrushit qe dilnin prej mbulesave te tyre me gomare qe ngjiteshin e zbrisnin te heshtur e per te cilet Luna mbante ne dore gati flete hardhish rrushi per tua dhene ti hanin. Na ra ne sy se edhe atje lart kishte mure e dyer qe sapo ishin lyer dhe me pak shtepi te rrenuara sesa ne fshatrat e tjera. Edhe numri i njerezve qe pame te qarkullonin ishte me i madh nga cmund ta imagjinonim.
Gjate rruges ndeshem ne nje grup vajzash te vogla qe po flisnin greqisht me njera-tjetren. I pyeta ne shqip se ku ishte kisha dhe u habita kur degjova te ma shpjegonin me nje shqipe mjaft te paster.
Ku e keni mesuar shqipen - i pyeta duke menduar se ishin minoritare dhe se shkollen fillore e benin ne greqisht.
Na e kane mesuar prinderit - mu pergjigjen.
Mbeta pak i habitur femije me prinder shqiptare qe ndihen me rehat kur flasin greqisht me njeri-tjetrin
Po greqishten ku e keni mesuar
Ne shkolle.
Prape spo kuptoja gje. Prinder shqiptare qe i kane cuar femijet ne shkolle greke Por me ndihmoi nje grua qe kaloi aty ne ate cast.
Fshati yne eshte fshat shqiptaresh ne origjine - me tha - por shumica e banoreve kane shkuar ne Greqi dhe keto vajza qe sheh ti jane femije shqiptaresh qe e bejne shkollen ne Greqi prandaj flasin greqisht me njera-tjetren. Tani jane ketu me pushime.
Po prekja nje realitet te ri shqiptaro-grek te atyre aneve ku aq shume debatohet per identitetin grek apo shqiptar. Ne kohen e Perandorise Otomane dygjuhesia e shqiptareve ortodokse te shkolluar te Jugut ka qene nje fenomen i zakonshem sepse greqishtja ishte edhe gjuha e tregtise. Nderkaq komunizmi qe nje periudhe gati gjysmeshekullore qe minoriteti grek u shtrengua te jetonte i izoluar nga Greqia e ku per ata qe synonin arsim te larte shqipja behej gjuha me e rendesishme kulturore. Tani po jetojme nje kohe kur shqiptaret e atyre aneve shkojne te punojne e studiojne ne Greqi aq sa gjuha greke behet per femijet e tyre gjuha me e rendesishme kulturore. Cila do te jete qasja ndaj ketyre fenomeneve ne Perandorine europiane ajo e identiteteve te lengshem e te shumeidentiteteve apo ajo e identiteteve te ngurta e njeidentiteteve ne te cilet jane reduktuar gjysherit e prinderit e ketyre femijeve nga politikat e nacionalisteve te vjeter dhe ne te cilat do te duan ti reduktojne edhe keta femije neser nacionalistet e rinj te te dy aneve duke u thene jeni puro shqiptare ose puro greke Ne koherat qe po jetojme duke pare se ajo qe Hussserli e quante heroizmi i arsyes eshte zbehur shume ne Evrope nen kercenimin e frikerave ndaj tjetrit kjo mbetet nje pyetje e hapur.

Kur arritem tek kisha pame se ishte e lyer e tera ne te bardhe edhe kembanoren e kishte te re por nuk mund te hynim dot brenda. Disa femije qe na shoqeruan deri aty nuk na treguan dot se kujt mund ti drejtoheshim per te na hapur deren. Vendosem te zbrisnim.
Ndonja pesedhjete metra me poshte me terhoqi vemendjen nje shesh i vogel ku ishte rritur nje bar i eger tufa-tufa ne fund te te cilit kishte nje si varr e memorial njeheresh ne nje stil qe mu duk i cuditshem. Kur u afrova pashe se ishte memorial i tre vellezerve deshmore te fshatit te vrare gjate luftes njeri pas tjetrit. Nuk ngjasonte me stilin e monumenteve qe kane ngritur komunistet. Ata zakonisht kane pasur nje balline katerkendeshe qe ngrihej vertikalisht ku shkruhej emri i deshmorit dhe dita e lindjes e vdekjes dhe ne rastet kur kishte varr edhe nje pllake horizontale por nuk kane qene te mbyllur anash. Kurse ballina e ketij ku spikasnin tri pllaka mermeri me emrat e deshmoreve te futura ne nje si mur te trashe me nje si hark siper vazhdonte nga perpara me nje rrethim katror qe zbriste shkalle-shkalle per tu mbyllur me dere hekuri perpara. Mu duk nje gje si pa stil dhe sikur te mos ishin tre yje partizani ne pllakat prej mermeri zor ta merrje per memorial te kohes komuniste. Fotot e deshmoreve midis yllit te kuq lart dhe emrit poshte kishin rene. Pas gjasash thashe me vete ky memorial ose eshte modifikuar ne kohet e mepastajme ose eshte nje kafshe e rralle.

Kur po dilja nga ai shesh i vogel me terhoqi vemendjen ne nje cep te tij nje cezme publike e rrenuar dhe e thare qe prej kushedi sa kohesh. Ne murin mbi te cilin ishte mbeshtetur ajo kishte nje pllake perkujtimore te kohes se komunizmit ku thuhej se ajo cezme ishte dhurate qe ia kishte bere fshatit nena e tre deshmoreve te Kudhiasit.
Me intrigoi figura e kesaj nene. Edhe protagonizmi i saj ashtu si dhe stili i memorialit mu duk i pazakonte pasi zakonisht veprat publike nuk beheshin nga individe asokohe. E lidha kete me parullat qe pashe tek fasada e nderteses tek sheshi ku kishim pire kafen dhe mendova se fshati duhej te ishte nga ata qe kane nxjerre pushtetare komuniste qe pastaj i kane vene vulen historise se fshatit dhe identitetit te tij politik duke perdorur edhe nenat e deshmoreve. Pra nena e tre deshmoreve paskesh qene bere nje lloj kulti ne fshat. U bera shume kurioz te pyesja per historine e saj por atypari nuk dukej njeri. Keshtu qe fillova ta imagjinoja te veshur me petkun e personazheve te ashtuquajtur tipike te socrealizmit. E shkreta thashe me vete kush e di se sa e ka vuajtur ne fakt humbjen e tre djemve por ne publik i kane dhene nje rol qe duhej ta shkerbente tere jetes duke u bere personazh e duke e humbur veten si person. Ka luajtur rolin e nenes e cila dashurine per femijen nje nga ndjenjat me te forta njerezore e sakrifikon ne altarin e nje ndjenje me te larte. Nena qe pjell heronj krenare per bijte e saj qe i jane vrare ne lufte qe kete krenari e ve mbi dhimbjen e vuajtjen e humbjes se bijve nje kopje e vogel e nenes Shqiperi qe i jepte kuptim vdekjes dhe sakrifices se deshmoreve te kombit. Ky ishte personazhi tipik socrealist i nenes qe kishte per baze nenen e Maksim Gorkit. Thelle-thelle ndoshta personazhi e ka burimin qe nga e ema e Krishtit - thashe me vete por pastaj mendova se ka nje ndryshim te madh midis te dyjave. Maria eshte shume me e besueshme si personazh sepse ajo vuan e qan per kryqezimin e te birit kurse nenat e socrealizmit tone nuk duhet te vuanin nuk duhet te kishin dobesi as dhimbje sepse keto qene shenja dobesie. Ata duhet te ishin edhe te pameshirshem ndaj atyre qe tradhtonin idealet. Pikerisht mungesa e dimensioneve kaq te rendesishme njerezore si vuajtja dhimbja apo meshira qe realizmi socialist ua hoqi personazheve te veta duke i bere te paarritshem nga vdekataret i beri ata krejt te pabesueshem pa lidhje me realitetin dhe prandaj edhe jo frymezues.
Duke u marre me pyetjen se pse marksizmi nuk u be dot nje fe e qendrueshme si Krishterimi apo Islami Ernest Gellenri ne Feja dhe profanja e gjen shkakun ne faktin se marksizmi kerkoi te zhduke dallimin midis se shenjtes dhe profanes ne jeten njerezore duke argumentuar se njeriu ka nevoje per profanen. Dhe vuajtja apo dhembja ashtu sikurse edhe shume dobesi njerezore jane ajo profanja pa te cilen e shenjta humbet kuptimin. Personazhet e socrealizmit me duket se jane ilustrimi me i mire i prirjes per ta zhdukur profanen nga jeta njerezore. Edhe kulti i diktatorit si misherim i Zotit mbi toke po kete kuptim ka. Ne fakt refuzimi i tre tundimeve te Djallit nga Krishti per te bere gurin buke per te marre pushtetin tokesor dhe per te provuar Zotin nuk eshte gje tjeter ne thelb vecse nje mesim mbi nevojen e ndarjes midis profanes dhe se shenjtes ne jeten njerezore.
Duke zbritur nga Kudhiasi neper luginen e bukur te Lumit te Qeparoit mu kujtua historia e nje nene tjeter edhe ajo nga fshatrat e Jugut qe jo rastesisht su be kurre personazh i realizmit socialist. Edhe asaj iu vra djali ne lufte. Kur ishte ne kulmin e dhimbjes shoket e djalit partizan i derguan nje gjerman te cilin e kishin kapur rob qe ta vriste vete apo qe tia vrisnin ne sy per shpagim. Por ajo refuzoi duke u thene Ka edhe ky nenen e vet.
Qeparo
Fshatrat e Jugut shpesh me vjen ti krahasoj me tablote e ndryshme te se njejtes periudhe te ndonje piktori te madh ne te cilat gjen te njejten dore talent frymezim stil dashuri por midis tyre megjithate vecon ndonjeren qe te duket me e bukura me e vecanta. Qeparoi i siperm ne kete kuptim eshte per mua me i bukuri krijim i autorit te fshatrave te Jugut.
Dhe perseri kur them kete ndodhem perpara veshtiresise per te shpjeguar deri ne fund se pse eshte me i bukuri. E ndien dhe thua se te pelqen me shume nga te tjerat qe ke pare se eshte kryevepra e autorit po pse Rruget dhe rrugicat e Qeparoit mund ti gjesh edhe ne Vuno edhe ne Dhermi edhe ne fshatrat e tjera te Jugut. Edhe intimitetin edhe stilin e shtepive edhe befasite qe te presin ne kthesat e papritura te rrugicave. Po ashtu nje pjese e rrenojave te Qeparoit kane marre ate shkrirjen me shkembin me natyren duke u kthyer ne monumente artistike qe sikur te vjen keq ti ndryshosh. Por kete e ndien edhe ne Himare madje me fort. Atehere pse vecohet Qeparoi pse me duket me magjepsesi nga te gjithe Duke dashur ta shpjegoj do te thoja se kjo vjen se pari ngase nje nga karakteristikat e bukurive te fshatrave te Jugut shfaqet ne Qeparo ne menyren me ekspresive apo me te skajshme. Kjo eshte vendosja e ketyre fshatrave mbi lartesite e kodrave dhe maleve qe shohin mbi det. Ne Qeparo kjo lartesi eshte me e madhe se e te gjithe te tjereve. Dhe lartesia ne te cilen ndodhet nuk e ben Qeparoin te vecante vetem per sa i perket bukurise se peizazhit qe te hapet nga ballkoni malor ku eshte vendosur ai. Edhe vete fakti qe njeriu ka shkuar aq larg aq lart per te ngritur ato shtepi te mrekullueshme prej guri i jep nje magji te vecante ketij fshati. Dhe prape nuk eshte vetem kjo. Nje arsye tjeter eshte se peizazhi qe shfaqet kur je ne Qeparo eshte i mrekullueshem jo vetem per nga ana e detit poshte por edhe per nga ana e maleve prapa tij. Jo gjithmone majat e maleve te krijojne te njejten ndjenje estetike. Duhet nje distance prej ku ata te duken me te bukur duhet edhe nje kend gjithashtu. Vendi qe ka zgjedhur autori per te ngritur fshatin Qeparo e ka bere kete mrekulli. Midis fshatit dhe maleve prapa tij ka nje distance qe jo vetem te jep mundesi levizjeje neper hapesira te sheshta prapa tij por i jep edhe shikimit frymemarrje per te pare e shijuar nje peizazh te rralle qe fillon me grumbullin e qiparisave pertej tek varreza e fshatit e ngjitet larg tek majat e maleve te cilat nuk i rrine fshatit si barre mbi kurriz por i ofrojne pamjen e nje peizazhi malor ku ato qendrojne ne nje harmoni te vecante ndaj njera-tjetres e ndaj qiellit.
ezmat e shterura
Nje nga gjerat e vecanta qe me terhoqi duke ecur neper rrugicat e Qeparoit qene disa cezma publike edhe ato tashme te shterura si cezma e nenes se heronjve ne Kudhias.
Shumica ishin te thjeshta nje kuadrat cimentoje i mbeshtetur mbi nje mur guri prej ku dilte tubi i rubinetit dhe nje shesh kuadrat i poshtem po prej cimentoje me vrimen katrore ku derdhej uji si dhe hapesiren per te vene kembet. Tashme tubat ku duhej te derdhej uji ishin te gjithe te thare dhe pa rubineta dhe po ashtu gropat poshte kishin tashme zgara te ndryshkura prej kushedi sa kohesh. Te gjitha cezmat qe pashe se jashtmi mbanin shenjat e kohes se komunizmit. Ne njeren prej tyre kishte te shkruar ne pjesen e siperme 1962. Por ne Qeparo me terhoqi vemendjen ne menyre te vecante nje cezme e madhe qe ngrihej me vete edhe si nje veper arti. Ajo kishte edhe nje prag te larte ku mund te hipje kur doje te pije apo mbushje uje edhe vendin ku derdhej uji e kishte te larte e te gjere kishte edhe nje si balline prej cimentoje te dale perpara permbi tubin e ujit ne te cilen spikaste relievi i nje ylli te madh.
Per nje cast mendova se paradoksalisht mungesa e mundesise per te levizur gjate diktatures sikur i kishte mbajtur gjalle ato fshatra sepse kuptohej qarte se ato cezma ishin rezultat i ujesjellesve te ndertuar ne ate kohe. Megjithate duke pare shtepite e bukura madje disa syresh edhe madheshtore te ndertuara shume me heret nuk mund te rikujtoje se edhe koha e komunizmit ka qene gjithsesi kohe e braktisjes se tyre sepse ishte koha kur filloi urbanizimi dhe industrializimi komunist i Shqiperise qe e percmoi thelle-thelle fshatin gjithe duke e shfrytezuar barbarisht ate. Koha e lulezimit te ketyre fshatrave eshte ajo kur ende njerezit jetonin aty si barinj te lire dhe kur uji mblidhej me stere.
Por pamja e tanishme e atyre cezmave te shterura perconte megjithate dicka me shume sesa trishtimin e braktisjes. Nje cezme ku te gjithe pine te njejtin uje si dhe perpjekja e perbashket e njeriut per ta sjelle ate uje atje ku jeton ka nje simbolike shume te forte bashkesie. Ato cezma te thara sikur te perconin ndjenjen e shkaterrimit perfundimtar te komuniteteve qe kane jetuar gjithsesi ne cdo kohe ne ato fshatra. Nuk di se sa ndikoi per kete perjetim nostalgjia qe kam per cezmat publike qe ekzistonin edhe ne Tiranen e femijerise sime. Prania e tyre ne rruge e rrugica ku ndaleshim pinim uje freskoheshim lanim duart apo frutat qe hanim ishte nje gje sa jetesore aq edhe simbolike e lagjes. Zhdukja e tyre qe mesa kujtoj filloi nga fundi i viteve 60 me shtimin e popullsise se Tiranes e me pakesimin e ujit ishte nje gje e trishtueshme nje shenje degradimi jo thjesht e qytetit por e cilesise se jetes e relacioneve njerezore te qytetit.

Ne nje nga rrugicat e Qeparoit degjuam prapa nje dere lehjen e nje qeni qe si duket e shqetesuam me pranine tone. Pas pak nga dera doli nje grua qe nga pamja pa dhembe ne goje me nje shami te zeze te lidhur pas koke me nje fund mbi pantallona te zeza si tuta te futura ne fund ne corape te bardha dhe me nje bluze te zeze leshuar siper fundit dukej me e vjeter nga ctregonte me gjallerine e trupit. Nderkohe qe ajo doli u shfaq mbi mur edhe qeni nje kafshez e vogel me pulla bardh e zi i cili vazhdoi te na lehe e germushet derisa pa se po flisnim me te zonjen. U duk menjehere se gruaja kishte qejf te bisedonte me ne.
Si ia kaloni ketej - e pyeta.
Si tia kalojme - me tha. Enver Hoxha ka qene njeri i ditur. Ai ka thene nje fjale Po u hapen kufijte njerezit do te ikin. Dhe ashtu ndodhi. I doli fjala.
Duke i ngaterruar kohet dhe vitet e duke i veshur Enver Hoxhes fjale qe nuk i kishte thene kurre na la te kuptojme se jetonte me nostalgjine e kohes kur kishte qene mesuese fshati e cila kishte qene per te nje kohe shume me e mire se kjo qe po jetonte tani aty me nje pension te vogel e vetmuar ne mes te shtepive te braktisura.
Takimin me kete ish-mesuese fshati ashtu si ate me cezmat e shterura te Qeparoit e perjetova edhe me kenaqesise e emocioneve te zbulimit te tyre qe sikur vjen perpara e pertej reflektimit. Me pas sa me shume mendoja aq me pak isha ne gjendje te dalloja se cpjese te ketyre emocioneve e zinte perjetimi i takimit me to si me deshmine e nje jete qe kishte qene aty dhe qe nuk dihet nese do te kthehet ndonjehere dhe cpjese e zinte deshira qe kjo jete te rikthehet aty duke u dhene gjalleri edhe bukurive te Qeparoit. Por- vazhdova te mendoj- nese ajo rikthehet kjo do te duket jo me rindertimin e shtepive private qe shihje se aty-ketu kishte filluar por me rrjedhjen e ujit neper ato cezma publike dhe me mbushjen perseri me femije te shkolles se asaj ish-mesueseje.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›