E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkoi inerte ne det gjobe firmes ndertuese

Vlore Digjen goma ne Pyllin e Sodes nderhyjne zjarrfikeset

Masaker mjedisore ne qytetin e Vlores. Agjencia Rajonale e Mjedisit ne Vlore gjobit nje kompani ndertimi e cila ka shkarkuar ne ujerat e detit Jon mbetjet inerte te nxjerra gjate ndertimit te nje kompleksi pallatesh ne zonen e Ujit te Ftohte. Aktualisht i gjithe bregdeti ne Uje te Ftohte prane kalase eshte i mbuluar nga inerte e gure te cilet kane ndotur ndjeshem zonen. Drejtuesit e Agjencise Rajonale te Mjedisit kane akuzuar edhe bashkine e qytetit e cila ka dhene leje ndertimi ne kete zone. Nderkohe drejtori i Agjencise se Mjedisit Geron Gumbardhi ka akuzuar edhe policine ndertimore per mosfunksionim dhe lejim te ndotjes alarmante ne kete zone. Gumbardhi ka deklaruar se do te merren masa administrative duke i ndeshkuar me gjobe firmat prej 10 milione lekesh si dhe pezullim te ndertimeve deri ne pastrimin e te gjithe kesaj masakre mjedisore qe ata kane shkaktuar. Nderkaq mbremjen e se shtunes ne Pyllin e Sodes jane djegur disa goma duke rrezikuar seriozisht kete zone tashme te pambrojtur. Nderhyrja e zjarrfikeseve beri te mundur fikjen e zjarrit ne oret e vona te mbremjes. Nderkohe qe djegia e gomave ka vazhduar edhe gjate paradites se djeshme ne disa zona te hedhjes se mbeturinave urbane te qytetit. Zona e bregdetit po ndotet cdo dite dhe deri me tani nuk eshte marre asnje mase konkrete per ndeshkimin e shkaktareve te kesaj situate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›