I pret rrugen makines plagoset 80-vjecari
Elbasan
Perplas me makine nje 80-vjecar shoqerohet nga Policia e Elbasanit per te sqaruar rrethanat e aksidentit. Ngjarja ka ndodhur dje paradite ne vendin e quajtur Fusha e Loparit ne dalje te qytetit te Elbasanit. Sipas burimeve policore nje Benz me targa DR 00 51 E i drejtuar nga 38-vjecari Shkelzen Nurka ka aksidentuar rende 80-vjecarin A.B. i cili ka qene duke ecur me biciklete ne ane te rruges. I moshuari i ka prere rrugen automjetit dhe per pasoje eshte perplasur prej tij. Ai eshte derguar ne spital ku ndodhet ende nen trajtim mjekesor por jashte rrezikut per jeten.