E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen me 25 koli cigare dy ne pranga

Shkoder

Dy persona nga Malesia e Madhe jane arrestuar dje ne oret e para te mengjesit teksa tentonin te fusnin 25 koli cigare kontrabande nga Mali i Zi nepermjet liqenit te Shkodres. Policia ben te ditur se te ndaluarit jane Fatjon Lacaj 27 vjec dhe Luigj Ramaj 46 vjec banues te Komunes se Kastratit ne Malesi te Madhe. Mesohet se ata jane pikasur nga radaret e policise kufitare shqiptare ne momentin qe kane hyre ne ujerat tona territoriale ne liqenin e Shkodres pak pas mesnates se te shtunes duke levizur me nje mjet lundrues ne drejtim te fshatit Flake te Malesise se Madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›