E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Athinë: PS, program për emigrantët

ATHINE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka promovuar sot në Athine librin e tij “Kurban”, gjatë një takimi me emigrantë shqiptarë. Libri, tha Rama është për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, ndërsa shtoi se eksperienca si kryetar bashkie në Tiranë ka patur rëndësinë e saj në këtë libër.

Sipas zyres se shtypit te PS-se, Sekretari i përgjithshëm i PASOK, Mihalis Karkimaqis, i pranishëm në këtë takim, vlerësoi rolin mbështetës të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ai tha se ky komunitet me punën dhe sjelljen e tij është gjithmonë dhe më pranë popullit grek, i cili ndodhet sot në vështirësi të mëdha. “Pikërisht, në këto momente kemi nevojë për miq të vërtetë”, tha ai.

Ne takim Rama ftoi emigrantët të marrin pjesë në diskutimet e Partisë Socialiste për programin e ri, duke filluar nga programi për emigrantët, ndersa premtoi se do të ndërtojmë stacione takimi ku mund të flasim dhe ku mund të marrim përsipër gjëra që mund të bëjmë dhe jo të premtojmë gjëra që nuk mund t’i realizojme.

“ Po kuptojmë përse na lanë jashtë Europës.Ndodhemi në një udhëkryq tepër të rrezikshëm. Mjafton të shikojmë sulmet që kryetari i qeverisë ndëmerr ndaj Prokurores së Përgjithshme për të kuptuar se ku po e cojnë ata vendin. Duhet të ndërrojmë faqen e Shqipërisë duke ndëruar mënyrën e qeverisjes së vendit. Vëmendja e PS ndaj emigracionit garanci për ne, por duam të marrim pjesë në rrugën e hartimit të një programi të plotë për emigrantët,” theksoi ndër të tjera lideri i opozitës.

Ndërkaq Rama mohoi bashkimin e Partisë Socialiste me ata që i quajti "hajdutë që hanë djathtas" duke etiketuar kështu Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në fund të takimit lideri socialist dha autografë për lexuesit e librit “Kurban”.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›