E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët në grevë, stopohet puna në doganat shqiptare

KORCE-GJIROKASTER-Nis një tjetër grevë e punonjësve të doganës greke në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Lajmi konfirmohet nga autoritetet doganore.
Greva ka nisur fillimisht ne pikën kufitare të Kapshtices, ashtu sic ishte sinjalizuar dy ditë me parë. Autoritetet doganore në këtë pikë kufitare sqarojnë se greva është njoftuar se do të zgjasë 4 dite. Që prej ores 7:00 të mëngjesit të sotëm asnjë mjet nuk është lejuar që të kalojë përmes Kapshticës. Kështu, për 4 ditë me radhë do të lejohet vetëm kalimi i udhëtareve. Për momentin raportohet se nuk paraqiten probleme në pikën kufitare të Kapshtices.
Nderkaq nuk pa pasur asnjë paralajmërim lidhur me nisjen e grevës në pikën kufitare të Kakavijës. Punonjesit e doganes greke kane vendosur në mënyrë të menjëhershme nisjen e kesaj greve mëngjesin e sotëm, duke lejuar vetem kalimin e disa mjeteve ne oret e par ate mengjesit.
Ndërkaq, tashmë edhe në këtë pikë kufitare kryhen vetëm procedurat për kalimin e udhëtareve, të cilët për të mbërritur ne destinacion duhet te kalojne kufirin ne kembe per te rimarre nje mjet ne token shqiptare apo ate greke. Ndërkaq, ndryshe nga Kapshtica, në piken kufitare të Kakavijës nuk ka asnjë afat te përcaktuar lidhur me vijimin e greves.
Kujtojmë se dy ditë me pare Gjykata Kushtetuese ne Greqi shpalli të paligjshme grevën e punonjesve të doganës greke, cka solli ndërprerjen e përkohshme të kësaj greve në Kapashticë e Kakavijë.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Greqi, javë grevash dhe protestash kundër masave antikrizë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›