Grekët po boshatisin llogaritë bankare

Duke tërhequr paratë e tyre, ata detyrojnë bankat të pakësojnë kredidhënien dhe pa dashje bëjnë që recensioni ekonomik të thellohet.
“Spiegel Online” citon guvernatorin e Bankës Qendrore të Greqisë, Georgios Provopoulos, i cili është një njeri i statistikave dhe flet në mënyrë të qartë.
“Në shtator dhe tetor, depozitat bankare kanë rënë me 13 ose 14 miliardë euro. Edhe në dhjetë ditët e para të nëntorit boshatisja vijoi me ritme të shpejta”, theksoi ai për komitetin e çështjeve ekonomike në Parlamentin e Greqisë.
Sipas tij, në vitin 2010, shuma totale e depozituar në bankat private të Greqisë kapte shifrat e 237.7 miliardë eurove ndërsa tani depozitat kanë arritur në rreth 170 miliardë euro, 30% më pak se në vitin 2010.
“Hemorragjia” e depozitave bankare ka pasur efekt shkatërrues në ekonominë greke. Tanimë bankat hezitojnë të japin kredi, dhe kompanitë gjithçka duhet ta llogarisin në bazë të kursimeve që kanë.
Në muajin gusht, papunësia në Greqi arrit në 18.4 për qind. Shumë boshatisin kursimet e tyre në banka ngase nuk kanë më me çfarë të ushqehen, port ë shumtë janë ata që po boshatisin bankat ngase kanë frikë në falimentimin e tyre. Kjo po shkakton thellimin e tkurrjes ekonomike në Greqinë e mbytur në borxhe.
/Start/F. Prroni/
2011-12-07 14:59