Grekët sjellin "Elektrën" në Butrint
Mbrëmja e 12 korrikut e ka zhvendosur festivalin "Butrinti 2000" nga hotel "Butrinti" në skenën edhe shkallaret e teatrit antik të Butrintit, ku artistët italianë nga Leçe, luajtën në një version krejt të veçantë "Trojanet" e Euripidit. Madje, kjo tragjedi erdhi nga italianët edhe nën një titull të ri "Pasioni i grave trojane", në regjinë e Antonio Pizzicato dhe Salvatore Tramacere. Ajo ka lënë përshtypjen e një shfaqjeje interesante edhe për trajtimin regjisorial, shoqëruar drejtpërdrejt me orkestër. Sonte, publiku i festivalit "Butrinti 2000", do të ketë rastin të shohë një shfaqje të ardhur nga Athina, në gjininë e dance teatrit. Është e njohur prirja e trupave greke për të luajtur pjesët e antikitetit dhe këtë do të tregojë edhe kompania teatrore "Roes" e Athinës me "Elektra" e Euripidit, nën regjinë e Sofia Spiratu. Kjo shfaqje ngjitet në Butrint edhe me një të veçantë shumë të rëndësishme për ne, pasi në përbërje të trupës greke janë edhe 5 artistë shqiptarë. Danilo Zeka, Aleksandër Qejvanaj, Taulant Ferra, Julia Piro e Ksenja Themeli do të performojnë së bashku me artistët grekë në skenën e Butrintit antik.
Festivali i Butrintit u shpall zyrtarisht i hapur nën praninë e aktorëve e regjisorëve shqiptarë e të huaj, të cilët kanë debutuar e kanë dhënë kontributin e tyre për këtë festival ndërkombëtar teatrosh. Ndërkaq, kanë marrë pjesë edhe autoritete të pushtetit qendror e vendor, si dhe kritikë e studiues të artit skenik, gazetarë e dashamirës të festivalit "Butrinti 2000". I pranishëm, ndodhej edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardjan Turku. Në fjalën e hapjes, drejtori i festivalit "Butrinti 2000", Alfred Bualoti, ka falënderuar të gjithë ata artistë dhe trupa që janë bërë pjesë e festivalit, institutin e Mesdheut me seli në Spanjë, Parkun e Butrintit. "Ky festival filloi si një ëndërr dhe ia arriti të realizojë ringjalljen e teatrit, ndoshta në vendin e lindjes së vet, pra në Butrint", tha ai. Në një bilanc të bërë, ai tha se rezulton që e gjithë Europa ka ardhur në Butrint në këta 10 vjet dhe veçoi ndonjë vend skandinav apo ndonjë vend të largët që nuk ka marrë pjesë. Nga ana e vet ministri Turku tha se Festivali i Butrintit zë një vend tepër të veçantë, si për nga vjetërsia, por edhe për nga meritat që ka e kontributet që ka dhënë për skenën shqiptare. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Pango, Turku premtoi mbështetje edhe më të fuqishme në të ardhmen për të tilla iniciativa e sidomos për aktivitete elitare. Më pas të pranishmit kanë ndjekur dokumentarin e përgatitur për jubileun e 10-të të kësaj veprimtarie, titulluar "Rikthim i teatrit në Butrint", me autor Stefan Çapalikun. Filmi ishte një kthim në kujtesën e 9 edicioneve dhe solli mesazhin se teatri lindi në Butrint për herë të fundit dhe se kur ky art rilind, ka gjasa të mos vdesë kurrë.
Pas kësaj të pranishmit ndoqën koncert të kuantetit imperial të ardhur nga Korfuzi, nën drejtimin e muzikantit shqiptar, Vladimir Kotani.