Si të kujdesemi për lëkurën dhe trupin gjatë verës
Nuk ekzistojnë ilaçe që mund të bëjnë mrekulli. Moda e fytyrës së zbehtë është prezantuar disa herë nga stilistët, ndonëse nuk është aplikuar asnjëherë. Le të diskutojmë për marrjen e ngjyrës: nxirja e përsosur fillon nga tavolina. Karota, domatja, speci, pjepri, kajsia, qershia dhe luleshtrydhja janë disa nga frutat dhe perimet të cilat ndihmojnë në procesin e nxirjes.
Frutat dhe zarzavatet e stinës kanë vitamina të cilat ushqejnë, mbrojnë dhe ndihmojnë në nxirjen e shpejtë dhe uniforme të lëkurës. Si çdo vit, është bërë një klasifikim i 10 produkteve më të ushqyeshme me vitaminë A, që duhet të përdoren për stimulimin e melaminë. Nëse shkon në farmaci, gjëja e parë që do të të bjerë në sy janë kremrat e ndryshme të cilat përshtaten me ngjyrën e lëkurës. Shoqata e dermatologëve këshillon sa më shumë sallata, pjepër dhe shalqi.
Karotat mbeten numri një në ndihmën që i japin lëkurës për t‘u nxirë. Nëse do të shikoni në të gjithë përbërësit e kremrave dhe vajrave të plazhit, karota është përbërësi i tyre kryesor. "Përmbajnë shumë betacaroten, një substancë e krijuar që të mbron nga rrezet jo të mira diellore", shpjegon një specialist i dermatologjisë dhe president i "International Society of Plastic-Aesthetic" dhe "Oncologic Dermatology". Sigurisht që karota nuk është i vetmi element natyral i cili ka këtë efekt mbi lëkurën. "Një rëndësi shumë të madhe për nxirjen e lëkurës dhe për të ndihmuar në elasticitetin e saj ka edhe rrushi, sepse me ekspozimin në diell humbasin shumë kripëra e minerale dhe shpesh lëkura dehidratohet", thotë dermatologu.
"Me përdorimin e një diete të mirë dhe cilësore ushqimore, rreziku se pas plazhit flokët dhe thonjtë do të prishen, nuk do të ekzistojë më".
Për këtë duhen fruta dhe perime që janë të pasura në hekur, kalium dhe kalcium, të cilat janë të shijshme por edhe me efekt mbrojtës secila sipas mënyrës së vet: karotat bëjnë mirë për sytë, luleshtrydhet kanë efekt antioksidues e janë të pasura me vitamina C që garantojnë një mbrojtje natyrale të organizmit kundër alergjive dhe ftohjes. Perimet janë shumë të rëndësishme sepse janë të pasura me vitamina të shumta dhe veçanërisht me vitaminë B, që është një mbrojtëse shumë e mirë e flokëve, të cilët gjatë stinës së verës digjen dhe u del shpejt boja, apo dhe pas njollave të kuqe që bëhen në lëkurë për shkak të rrezeve diellore (zakonisht te lëkurat shumë të ndjeshme). Duke qenë se janë shumë të pasura në vitamina, kalcium, kalium, fosfor, kripëra minerale dhe magnez, nuk është e nevojshme që ta bombardojmë lëkurën me shumë kremra kimikë. Mos u ekspozoni në oraret më të nxehta, pini shumë lëngje dhe freskohuni me anë të dushit. Mos u besoni tabletave. Nuk është shpikur deri më tani asnjë ilaç i cili të mbron nga rrezet e forta të diellit. Ilaçi më i mirë blihet në pazarin e frutave dhe perimeve.
Këshilla për flokë të shëndetshëm
Për të pasur flokë sa më të shëndetshëm, duke shtuar ndonjë përbërës më shumë në dietën tuaj personale, tashmë mund t‘ju ofrojmë edhe ndonjë këshillë për të kompletuar më mirë "veprën", për të pasur një pamje të përsosur gjatë gjithë stinës së verës. Edhe në këtë rast, elementët që mund të përdoren janë të gjithë natyralë: vajra vegjetalë, vezë dhe ndonjë lugë vaji esencial janë përbërësit më të përdorshëm.
Nëse keni flokë të thatë, ju këshillojmë një masë ushqyese dhe të butë: përzieni një të verdhë veze me disa lugë vaj ulliri, ose vaj misri dhe 5 lugë esencë zambaku të bardhë - kjo zgjidhet sipas preferencës. Shpërndajeni të gjithë këtë përzierje mbi lëkurën e kokës dhe në flokë, më pas mblidheni kokën me një peshqir të lagur me ujë të nxehtë, duke e shtrënguar mirë. Kur mbulesa të jetë ftohur, lageni sërish me ujë të ngrohtë dhe shtoni përbërësin e mësipërm. Pasi e keni bërë për rreth një orë këtë trajtim, do t‘i harroni flokët e thatë që kishit para se të fillonit këtë trajtim.
Në të kundërt, nëse keni flokë të yndyrshëm, përpiquni të mos i lani ato me shampo të forta kundër yndyrës, pasi në të kundërt do ta irritoni edhe më shumë lëkurën e kokës. Do të rrezikoni rritjen e sekretimit që nxitet për të mbrojtur lëkurën e kokës. Në të vërtetë, duhet të provoni një shampo normale, së cilës mund t‘i shtoni në momentin e përdorimit 3-4 lugë esence për çdo herë që hidhni në dorën tuaj shampo. Zakonisht mund të përdorni esencë limoni ose të bëni shpëlarje me esencë sherbele. Si alternativë është e këshillueshme që në çdo 15 ditë mund ta provoni me një masë argjile: përzieni 3 lugë ujë të nxehtë dhe shtoni sipër 3-5 lugë esence nga ato që përmendëm më lart, të shkrira me një lugë alkool. Aplikojeni këtë përbërës në flokë për rreth gjysmë ore, më pas lajeni kokën me ujë të bollshëm.
Nëse nuk dëshironi që të kaloni gjithë verën duke u kujdesur për flokët tuaj të djegur, provoni të mbroheni me një përzierje të vajit jojoba dhe atë esencial rozmarine. Vaji shërben për të forcuar edhe më shumë rrënjët e flokëve nëse përdorni një shampo normale apo edhe balsam. Gjithashtu është i vlefshëm edhe nëse flokët tuaj kanë ngjyrë të errët, por u shërben edhe atyre që vuajnë nga rënia e flokëve, pasi i bën rrënjët më të forta. Provoni t‘i shpëlani flokët me ujë, ku mund të shtoni edhe dy lugë mjaltë ose katër lugë vaji esencial, gjithnjë rozmarine.
Nëse i keni flokët në ngjyrë të çelur, në vend të rozmarinës mund të zëvendësoni përgatitësit e mëparshëm, me ata esencialë të kamomilit ose kërcellit të trëndafilit.
Në fund, ka edhe një kurë më të thjeshtë e më natyrale për të gjithë ata që vuajnë nga zbokthi: përzieni 5 gllënjka të vajit esencial me kërcell çaji rozmarinë ose eukalipt (ose një përzierje të të gjithë këtyre përbërësve nëse i keni) me një lugë vaji jojoba dhe masazhojeni sa më gjatë lëkurën e kokës për rreth 20 minuta, më pas lajeni kokën si zakonisht me shampon tuaj. Provoni ta kryeni këtë trajtim të paktën një herë në javë për një muaj, dhe do të keni rezultate vërtet të kënaqshme dhe për më tepër me një shpenzim më se minimal.