Mjaft më bionde, tani femrat bëhen brune
Pas shekujsh të tërë mbizotërimi, duket se biondet nuk janë më aq të pëlqyera sa më parë. Shumë artiste, në mesin e të cilave Christina Milian, Jennifer Lopez, Cameron Diaz, Charlize Theron, Britney Spears apo Hillary Duff, po shndërrohen gradualisht në brune, duke lënë të kuptohet se këto të fundit po preferohen gjithnjë e më shumë. Por nuk janë vetëm artistet që preferojnë të errësojnë ngjyrën e flokëve. Mjafton të shohësh foton në grup të zonjave të Para, të pranishme në Samitin e G8-ës në Romë, ku ngjyra e zezë e flokëve ishte absolutisht dominuese.
Debati thellohet edhe më tej në Francë. "Më thuaj nëse ke prezantuese bionde apo brune, të të them se çfarë televizioni je", shkruan shtypi francez, sipas të cilit biondet janë më të përshtatshme për një publik shtëpiak, ndërsa brunet më intriguese dhe tërheqëse. Ndërkaq, studiues të Universitetit shtetëror të Clevelandit në Ohaio të Shteteve të Bashkuara morën në studim rreth 20 filma të agjentit 007, duke filluar që nga vitet ‘70 e në vazhdim, për të parë se cilat ishin femrat më të preferuara të James Bond. Në mesin e 195 partnereve të James Bond, pjesa më e madhe, 40 për qind, ishin brune, 27 për qind bionde, 19 për qind gështenjë dhe 9 për qind me flokë të kuqe.
Sipas një kërkimi të kompanive "Schwarzkopf" dhe "Henkel", brunet bëjnë më shumë karrierë, madje e kanë më të lehtë të gjejnë princin e kaltër. "Biondet janë me fat, por vetëm se nuk merren aq seriozisht sa brunet", përfundon kërkimi.