Greket, spital te standardeve te larta ne Tirane
Nje tjeter spital privat ne kryeqytet i shtohet listes, nderkohe qe sherbimet qe do te ofroje dhe cilesia e tyre, i perkasin standardeve te larta. Ne prezantimin e pare te bere, ministrja e Shendetesise Anila Godo, e ka cilesuar projektin e Hygeia Group si nje iniciative dinjitoze, e cila vjen me nje performance te persosur. Me tej, ajo theksoi faktin qe ky spital ofron pikerisht ato sherbime te cilat sot per sot, i mungojne teresisht sistemit spitalor ne Shqiperi, ku permendi radioterapine me akseleratore lineare ne trajtimin e tumoreve etj. Ajo e perkufizoi Spitalin "Hygeia" te Tiranes si nje operator te fuqishem komplementar te sistemit publik ne vend. "Me perfundimin e punimeve te ketij spitali dhe hapjen e tij fillon nje epoke e re, ne sektorin privat shendetesor ne Shqiperi" deklaroi Presidenti i Grupit Hygeia, Konstantinos Stavrou. Spitali do te jete i pajisur me teknologjine mjekesore bashkekohore dhe do te disponoje midis te tjerash, nje qender Radioterapeutike per Onkologjine, nje sherbim model te kardiokirurgjise dhe hemodinamikes si dhe nje bllok operator, me 9 salla operacioni. "Per sa i perket ekipit mjekesor, synimi dhe deshira jone eshte pjesemarrja dhe bashkepunimi i gjere me te gjithe eliten e mjekesise shqiptare. Jemi te gatshem te degjojme cdo lloj propozimi lidhur me kualifikimin, pajisjet dhe teknikat mjekesore", deklaroi drejtori i Pergjithshem i Spitalit "Hygeia" ne Tirane, z. Thanas Poci. Ne spital do te punesohen me shume se 400 punonjes, te cilet do te trajnohen ne Greqi.