Aksident në Qafën e Koshovicës
Mbrëmë një aksident automobilistik ka ndodhur në qafën e Koshovicës. Ka qenë një tip golf me targa Fr 5562 C, ka goditur një mjet tip opel me targa greke. Si rezultat i kësaj përplasje janë plagosur rëndë 5 pjesëtarë të një familje Elezi. Marsela Elezi 11 vjec, Bora Elezi 5 vjec, Sebastian Elezi 8 vjeç dhe Arjan Elezi, 39 vjec drejtuesi dhe gruaja e tij 38 vjec, mimoza elezi. Ndodhen shtruar në spitalin e fierit jashtë rrezikut për jetën. Është arrestuar shoferi i golfit, Viktor Agushi, banues në Fier, 40 vjeç.