E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Papandreu: Po kthehen investimet, sindikatat në protesta

ATHINE- Kryeministri grek Jorgo Papandreu ka siguruar se aktualisht ka sërish “ një interes të madh për të investuar në Greqi”, pas largimit të kapitaleve gjatë krizës financiare. Duke folur në mbledhje qeverie, Papandreu, i cituar nga media greke, ka thënë se interesi i ri i investitorëve ka qenë vendimtar pas aplikimit të mekanizmit mbështetës BE – FMN e cila ofron stabilitet mbrotje dhe garanton kapitalet ndërkombëtare.

Për të lehtësuar fluksin e ri të investimeve që do të ndihmojnë të krijohet një prespektivë zhvillimi, është e nevojshme- ka shtuar Papandreu- një kornizë e re, e cila heq burokracitë dhe jep më shumë garanci, por gjithashtu të shpjegosh me fjalë situatën reale dhe potenciale të vendit.

Kur Banka e Greqisë mori dje këstin e parë të ndihmës nga FMN prej 5.5 miliardë euro, 2 mijë persona marshuan mbrëmë paqësisht para parlamentit për ti thënë jo “masave kundër pagave dhe pensioneve” dhe duke bërtitur “BE e FMN largohuni”.

Sindikatat dhe e majta greke zbritën mbrëmë sërish në shesh për tu përgatitur për grevën e katërt të përgjithshme e cila pritet të zhvillohet më 20 maj kundër reformës së pensioneve dhe pagave në kuadër të masave antikrizë.

Manifestuesit u nisën nga sheshi kryesor në Athinën dhe nën tingullin e këngës partizane italiane “Bukuroresh mirupafshim”. Protesta u organizua nga sindikata e sektorit publik Adedy dhe ajo e sektorit privat Gsee si dhe me pjesëmarrjen e të majtës radikale. Përpara bankës ku pak ditë më parë humbën jetën tre persona, gjatë protestave të dhunshme, manifestuesit qëndruan në heshtje për disa minuta si dhe vendosën lule dhe obejkte simbolike.
(s.g/ANSA/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›