E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoze Murinjo lakmon Spanjën

TIRANE-Trajneri portugez i Interit, Hoze Murinjo, ka shprehur dëshirën që një ditë të bëhet trainer i një skuadre në Primera Divisionin të Spanjës, shkruan shtypi spanjol.

Murinjo është njëri nga kandidatët për të marrë postin e trajnerit të Real Madridit në sezonin e ardhshëm futbolistik.

"është e qartë se drejtimi i një skuadre në Spanjë figuron në planet e mia. Po ashtu figuron edhe përfaqësuesja e Portugalisë", ka thënë Murinjo.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›