E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi/ Policia sekuestron 42.000 paketa cigare kontrabandë

Një shtetas italian u arrestua dhe një tjetër është në kërkim nga policia greke pasi kishin tentuar të dërgonin 42 000 paketa cigare kontrabandë nga Selaniku në drejtim të Italisë, njoftoi sot shërbimi doganor i Ministrisë së Ekonomisë.
Cigaret të markave të ndryshme ishin fshehur në mobilje që do të dërgoheshin me transport të shpejtë drejt Italisë, sipas një komunikate të ministrisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›