Greqi- racizmi,hetim ushtareve per lidhje me ekstremiste
ATHINE- Ministri i Mbrojtjes greke Mikail Krisohodhis i ka kërkuar hetuesve të verifikojnë nëse anëtarët e njësisë nënujore të rojeve bregdetare të cilët kanë kënduar këngët raciste kanë lidhje me grupe ekstreme të djathtë ultranacionalistë si Hrisi Avgji (Chryssi Avgi), i përkthyer në shqip Agimi i Artë.
Menjëherë pas bërjes publike të skandalit ministria e Mbrojtjes informoi pezullim nga detyra të kreut të kontingjentit me numër 36 të zhytjes, nënadmirali Athanasios Gkousio, ndërsa informoi për nisjen e një hetimi të brendshëm. mediat greke bëjnë të ditur se të 36 zhytësit të cilët morrin pjesë në marshim do të merren në pyetje si pjesë të hetimit, i cili mund zë zgjerohet dhe në eprorët e tyre.
Gazeta Ekathimerini shkruan sot se thirrjet e ushtrisë greke, kanë vënë diplomacinë e Greqisë në një situatë të sikletshme. Greqia nëpërmjet ambasadorit të saj në Tiranë i ka kërkuar ndjesë Tiranës zyrtare për thirrjet raciste gjatë parakalimit të 25 marsit, ditës së Pavarësisë.
Për incidentin reagoi dhe presidenti i Greqisë, Karolos Papulias. Ai deklaroi se “patriotizmi i vërtetë nuk është tek ato parrulla apo tek këngët gjoja patriotike”.
Ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta tha se veprimi i forcave të sigurisë ishte skandaloz dhe i kërkoi qeverisë ndëshkimin e autorëve.
Maqedonia i dorëzuar ambasadores greke në Shkup një notë proteste . Nga ana e saj ambasadorja greke ka thënë se është një rast i izoluar.
Incidenti ngjalli protesta ne Shqiperi, ku ne Shkoder, e Burrel eshte djegur dhe flamuri grek.
(s.g/BalknaWeb)