Greqi, sot grevë për të papunët
ATHINë- Anëtarët e sindikatës Pame në Greqi, një organizatë pranë partisë Komuniste të vendit, bllokuan mëngjesin e sotëm Ministrinë e Punës, duke i kërkuar qeverisë mbështetje ekonomike. Në veçanti ata kërkojnë një grant të jashtëzakonshëm prej 1000 euro për çdo të papunë, ngrirjen e detyrimeve me bankat dhe mbështetje shëndetësore për të gjithë.
Në orën dhjetë të papunët nisën një manifestim në qendër të Athinës dhe më pas kanë në program të marshojnë sërish drejt Ministrisë së Punës.
Edhe punonjësit e enteve lokale në të gjithë vendin kanë sot në program të braktisin vendin e punës për katër orë dhe të marshojnë duke protestuar deri te Ministria e Brendshme, ndërkohë që vazhdon greva dy ditore e avokatëve të cilët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për të aplikuar TVSH-në edhe për kategorinë e tyre.
(d.b/BalkanWeb)