Greqi, 11 viktima nga virusi i Nilit
Rëndohet bilanci i viktimave në Greqi nga virusi i Nilit Perëndimor. Burime zyrtare saktësojnë se ky bilanc ka arritur në 11, ndërkohë që raportohen edhe 150 të prekur nga ky virus.
Qendra greke për sëmundjet infektive (Keelpno) njofton se 35 prej të prekurve janë të shtruar në spital, nëntë prej të cilëve ndodhen në terapi intensive. Virusi i Nilit transmetohet nga mushkonjat dhe godet sistemin nervor qendror. Virusi i Nilit njihet me këtë emër pikërisht për faktin se u gjet në rajonin verior të Ugandës në vitin 1937. Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet nga mushkonjat të cilat janë ushqyer me gjak të infektuar, kryesisht atë të zogjve migrues. Sipas bluzave të bardha deri më sot nuk ekziston asnjë vaksinë dhe e vetmja mbrojtje është parandalimi i pickimit nga insektet.